E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çifti e pagëzoi vajzën me emrin Like

Rrjeti shoqëror Facebook është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë. Shumë veta nëpërmjet këtij rrjeti kërkojnë ndihmë nga miqtë për të bërë përzgjedhjen e emrit për fëmijët, por një çift izraelit është inspiruar nga Facebooku, dhe vendosi ta pagëzojë vajzën me emrin Like.

Lior Adler dhe bashkëshortja e tij Vardit i thanë mediave izraelite se ata po kërkonin “një emër modern dhe inovativ”. “Origjinaliteti është gjëja kryesore kur zgjidhni një emër. Menduam se ky emër është i vetmi në Izrael. Mendoj se Like është ekuivalent modern i emrit Ahava (dashuri)”, tha babai i vajzës Lior Adler.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›