Shqipëria shmang recesionin

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) pret që Shqipëria të shmangë recesionin. Me rastin e publikimit të parashikimeve për vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore për sivjet dhe në mot, BERZH-i thotë se efekti i krizës globale ka qenë modest në Shqipëri, në rend të parë falë një sistemi të shëndoshë bankar dhe ekspozimit të kufizuar të ekonomisë shqiptare ndaj tregjeve ndërkombëtare. Shqipëria do të shënojë rritje më të lartë ekonomike këtë vit sesa që kishte parashikuar në maj të këtij viti.
Ivo Germann, ekonomisti kryesor në BERZH për Radion BBC ka deklaruar se për të gjithë rajonin parashihet rënie minus 6.2 për qind e GDP-së reale, ndërsa në mot rritje 0.7 për qind. Por ka pasur vende edhe me befasi pozitive, si Shqipëria.
Parashikimi ynë i korrigjuar tani do të jetë për një rritje prej 3 për qind gjatë këtij viti për dallim nga parashikimi i mëparshëm 1-2 për qind. Kjo në rend të parë vjen pasi në dy tremujorët e parë sektori i shërbimeve në veçanti ka shënuar rezultate të mira dhe kjo përfshin edhe shërbimet financiare. Kemi parë se sektori bankar është relativisht i shëndoshë, bankat kanë kapital të konsiderueshëm. Ka ndodhur edhe dyfishimi i huave të pashlyera brenda afatit dhe kjo do të ketë në fund efekt negativ të ofrimit të huave për sektorin real. Në të ardhmen duhet siguruar që deficitet e larta të mos shndërrohen në rritje të konsiderueshme të borxhit të përgjithshëm qeveritar, që tashmë është relativisht i lartë, mbi 50 për qind, thotë Germann.
Kryekonomisti i BERZH-it pohon se Shqipëria ka gjasë të shmangë recesionin meqë në mot parashihet rritja ekonomike. Nuk do të ketë një ripërtëritje aq të madhe aty ku nuk ka pasur rënie të madhe dhe Shqipëria bie pikërisht në atë kategori.
Një prej faktorëve me rëndësi që Shqipëria të mund të shmangë rënien në recesion është edhe ekspozimi i saj relativisht i ulët ndaj eksporteve. Shtetet e tjera në rajon janë më të ekspozuara, sepse janë në një mënyrë edhe më të ndërlidhura me ekonomi të tjera, ka konstatuar ekonomisti kryesor në BERZH.