Shqipëria, shuhen shpresat për në botëror
Shqipëria humbi sërish dje në mbrëmje ndaj Hungarisë në ndeshjen e kthimit në Tiranë, në kuadër të eliminatorëve të Botërorit "Afrika e Jugut 2010", duke shuar njëkohësisht dhe shpresat për një kualifikim në këtë kampionat. Goli i vetëm në këtë takim erdhi nga një gabim fatal i Armend Dallkut, i cili i dhuroi me kokë topin golashënuesit hungarez Sandor Torghele, megjithësë në atë aksion nga futbollistët shqiptarë u pretendua për një faull ndaj mbrojtësit Vangjeli. Edhe pjesa e dytë ishte shumë e zbehtë. Me dy sulmues, kombëtarja kuq e zi zhvilloi një ndeshje të dobët në stadiumin "Qemal Stafa". Trajneri Ari Han u mposht sërish nga bashkëkombasi i tij Ervin Kuman, duke i bërë të pavlefshme deklaratat e bujshme për fitoren në ndeshjen kyçe të eliminatorëve të Kampionatit Botëror 2010.Ndryshimi në çastin e fundit në formacion i trajnerit Ari Han, i cili hodhi dy sulmues të mirëfilltë në fushë, Salihin e Berishën, duke i mbajtur ata të pandryshuar përgjatë gjithë lojës, dëshmoi se skuadra shqiptare nuk mund ta përballonte një skemë të tillë. Mbrojtja me Lorik Canën, Armend Dallku, Debatik Currin e Kristi Vangjelin ishte në ditë të keqe, por jashtë kritikave nuk mund të mbetet dhe reparti i mesfushës ofensive me Klodian Duron, Ervin Skelën e Gilman Likën.
Të mërkurën, Shqipëria do të përballet me Danimarkën në Kopenhagen.
Shqipëri - Hungari 0-1
Shënues: Torghelle 38'
Shqipëria: Hidi, Curri, Vangjeli, Dallku, Lika, Cana, Duro, Skela, Lala, Salihi, Berisha. Trajner: Ari Han
Hungaria: Babos, Vasko, Vanczak, Bodor, Szelesei, Halmosi, Rudolf, Dardai, Torghelle, Hajnal, Husti. Trajner: Ervin Kuman.