Shqiperia sic nuk e keni pare

Foto me ngjyra te Tiranes Durresit e Shkodres me 1913 atehere kur vendi ishte ne lufte per mbijetese
Ne vitin 1909 bankieri milioner francez dhe filantropisti Albert Kahn ndermori nje projekt ambicioz per te krijuar nje koleksion fotografik te popujve dhe per popujt e botes. Si idealist dhe internacionalist Kahn besonte se mund te perdorte procesin e ri te autokromit sistemi i pare fotografik ne bote me perdorim te thjeshtezuar dhe ne true colur per te promovuar paqen shkembimin kulturor dhe mirekuptimin ndermjet popujve.
Kahn perdori pasurine e tij te madhe per te derguar nje grup fotografesh ne me shume se pesedhjete vende perreth botes nder te cilat edhe Shqiperia vende te gjendura ne nje moment kritik te historise se tyre ku kulturat shekullore ishin ne kohe transformimesh te medha e te pakthyeshme nga lufta dhe nga marshimi i globalizimit te shekullit te njezete. Ata dokumentuan ne true colour shembjen e Perandorise Austro-Hungareze dhe asaj Otomane apo ushtaret e Luftes se Pare Boterore ne transhe ndersa gatuanin apo lanin uniformat prapa vijes se luftes.
Ne fillim te vitit 1929 Kahn ishte ende nje nga njerezit me te pasur te Evropes. Ne fund te te njejtit vit renia e Wall Street-it therrmoi perandorine e tij financiare dhe me 1931 ai u detyrua qe ti jepte fund projektit. Kahn vdiq me 1940. Trashegimia e tij e ruajtur ne katet perdhe te prones se tij ne afersi te Parisit konsiderohet si koleksioni me i rendesishem i fotografive te vjetra me ngjyre te botes.
peshkupauje.com
albert-kahn.fr/archives-de-la-planete/mappemonde/Europe/Albanie/