Sfidat per harmonine fetare e nderkulturore
Ne boten e se ardhmes apo ne rendin e ri nderkombetar duhet qe fillimisht gjithkush te konsiderohet si qenie humane e me shanse te barabarta e me pas te behen ndasite si myslimane shqiptare apo spanjolle. Per te arritur kete cdo shtet ashtu si dhe shteti juaj duhet te perballoje sfidat e mbi te gjitha sfiden perballe vetvetes per te arritur standardet e nevojshme keshtu u shpreh dje gjate referimit te tij ambasadori spanjoll ne vendin tone Manuel Montobbio. I ftuar nga Forumi Shqiptar per Aleancen e QyteterimeveAFALC gjate nje takimi me gazetare Monntobio theksoi se per te arritur nje harmoni me te madhe nderkulturore dhe nderfetare duhet te ngrihen struktura te posacme ne nivel kombetar dhe nderkombetar. Gjate takimit te djeshem u prezantuan edhe raporte per pasqyrimin ne shtypin e shkruar te ceshtjeve qe lidhen me fene dhe marredheniet nderfetare mbi te cilin referuan disa prej eksperteve te projektit. Sipas ketyre raporteve 3 jane ceshtjet kryesore te trajtuara bollshem ne shtypin e shkruar. Nje vend te rendesishem kane zene shkrimet e botuara me rastin e ndalimit te simboleve fetare ne shkolla. Gjithashtu ne fokus ka qene edhe debati per deklarimin e perkatesise fetare gjate regjistrimit te popullsise ne vitin 2011. Projekti i shpallur nga Qeveria ngjalli jo pak reagime. Zerat e ndryshem u pasqyruan ne media. Sakaq sa u perket ceshtjeve nderkulturore vemendje i eshte kushtuar edhe enciklopedise maqedonase e cila paraqiste disa deformime mbi shqiptaret dhe historine e tyre. Forumi Shqiptar per Aleance te Qyteterimeve AFALC eshte krijuar ne Tirane ne vjeshte 2007 me nismen e ish-ministrit te Jashtem te Shqiperise zotit Besnik Mustafaj dhe me nje grup politikanesh diplomatesh dhe personalitetesh nga shoqeria civile. AFALC radhitet perkrah nismave te tjera te ngjashme ne bote per te punuar ne sherbim te konsensusit te gjere ndermjet kombeve kulturave dhe besimeve fetare mbeshtetur ne parimin se te gjitha shoqerite por edhe te gjitha komunitetet brenda te njejtes shoqeri jane te ndervarura ne perpjekjen e tyre per zhvillim siguri dhe begati.