E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA Prokurimet elektronike rriten ndjeshem transparencen Rozeta Rapushi

Vleresim nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes per transparencen ne Shqiperi. Sistemi i prokurimit elektronik ka rritur ndjeshem transparencen e ketij sherbimi duke e bere Shqiperine vendin e pare ne bote qe ofron ate ne menyre teresisht elektronike. Ka qene Brus Kay drejtori per Programet e Sfides se Mijevjecarit ai qe ka vleresuar ne kete menyre realizimin e online te prokurimeve publike gjate prezantimit te raportit te monitorimit te ketij sistemi ne Tirane. Realizimi online i prokurimeve publike ka rritur ndjeshem transparencen duke shmangur kontaktet e drejtperdrejta te biznesit. Ngritja e kesaj agjencie ka eliminuar burokracite dhe ka reduktuar koston e ketij sherbimi. Shqiperia eshte vendi i pare qe e ofron kete sherbim ne menyre teresisht elektronike. Vleresimi me cmim nga Organizata e Kombeve te Bashkuara do te thote se Shqiperia ka hedhur hapa te rendesishem ne kete proces ka deklaruar Kay dje para medieve.
Por drejtori i larte i USAID nuk ka munguar qe te shprehet dhe ne lidhje me financimet e SHBA per Shqiperine ne kuader te sfides se Mijevjecarit dhe ne kuader te kesaj ndihme dhe fondin e djegur per Gjykatat Administrative per shkak te mosbotimit te ligjit nga ana e opozites socialiste dhe mungeses se votave te mazhorances se djathte. Programi per Gjykatat Administrative u perfundua me 30 shtator 2010. Programet e tjera qe nuk kane lidhje me Gjykaten Administrative pjese e Programit te Pragut II te Korporates Sfida e Mijevjecarit do te vazhdojne deri me 31 janar 2011 ka qene deklarata e Bruce Kay drejtor i Programeve te Pragut te Programit Sfida e Mijevjecarit. Eshte dicka e pafat qe Ligji per Gjykatat Administrative nuk u miratua ne afatin e kerkuar te 30 shtatorit 2010. Si rrjedhoje te gjitha veprimtarite e Programit per Gjykatat Administrative kane mbaruar deklaroi ai. Kay perfundoi dje nje vizite pese-ditore ne Shqiperi per vleresimin e programeve te Programit te Pragut te Shqiperise me Korporaten Sfida e Mijevjecarit. Prej kohesh mazhoranca po i ben thirrje te vazhdueshme opozites qe te jape votat e saj per miratimin e ketij ligji qe kerkon 84 vota. Por opozita nga ana tjeter ka bere te qarte qendrimin kunder nje nisme te tille ligjore pasi sipas tyre nje gjykate e tille do te shperdorohet serish nga qeveria. Socialistet kerkojne rishikim ne detaj te ligji nga fillimi. Ky qendrim u be edhe pas ultimatumit te vene nga SHBA se ne rast mos miratimi do te digjen fondet e percaktuara per Shqiperine per kete gjykate. Dy dite me pare gjate nje takimi me Ministrin e Inovacionit Genc Pollo Drejtori per Programet e Sfides se Mijevjecarit kerkoi nga klasa politike qe te jete me bashkepunuese ne realizimin e projekteve te tilla si Gjykata Administrative qe i sherbejne zhvillimit te vendit.

Vleresimi
Shtetet e Bashkuara te Amerikes vleresuan dje sistemin e prokurimit elektronik ne Shqiperi. Sipas tyre Shqiperia eshte vendi i pare qe e aplikon teresisht nje gje te tille duke mundesuar transparence te plote ne kete sherbim.

Financimet
Programet e tjera qe nuk kane lidhje me Gjykaten Administrative pjese e Programit te Pragut II te Korporates Sfida e Mijevjecarit do te vazhdojne deri me 31 janar 2011 ka qene deklarata e Bruce Kay.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›