E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruci PS 6 kushtet per tu kthyer ne Kuvend Rozeta Rapushi

Opozita eshte ne pritje te kthimit te nje pergjigjeje nga mazhoranca per gjashte kushtet e vena. Nderkohe qe sqaron se eshte per hetim te pakufizuar te materialeve zgjedhore. Kryetari i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci beri te qarte dje se flet hetim te pakufizuar te materialeve zgjedhore. Do te thote hetim te pakufizuar te materialeve zgjedhore. Eshte e shkruar e zeza mbi te bardhe. I gjithe objekti hetimit dhe te gjithe pikat qe pershkruhen qarte dhe sakte sipas ligjit per komisionet hetimore flet vetem per materialet e votimit dhe kaq tha dje Ruci duke bere pergjegjes vetem kryeministrin Sali Berisha i cili nuk kthen nje pergjigje. Ruci theksoi se PS kerkon zgjidhjen e krizes politike qe varet vetem tek mazhoranca dhe se pavaresisht kushteve te vena opozita do te jete ne lartesine e detyres se saj dhe nuk do ti mungoje veprimi opozitar. Nga ana tjeter kreu i grupit socialist nuk foli as per nje date te sakte te protestave duke qene ne pritje qe kryeministri te jape nje pergjigje per kushtet dhe oferten e bere. Pra ketu nuk kemi te bejme me nje bojkot kemi te bejme me nje veprim politik mesazh politike per reflektim te pushtetit per reflektim te mazhorances per reflektim te opinionit publik sqaroi Ruci. Sipas tij PS e ka bere te qarte qe per sa i perket kutive te votimit ato te konservohen ashtu sikurse per sa i perket fleteve te votimit PS me gjithe tentativat e veta per te arritur nje kompromis me mazhorancen edhe per fletet e votimit kerkoi dy elemente e para qe ato te mos digjen dhe e dyta lidhur me raportin e transparencen se kutive te fleteve te votimit PS do i drejtohej Komisionit te Venecias. Pra ne ne kerkesen tone kemi percaktuar kutine e materialeve te votimit. Ate qe dikur Sali Berisha e pohonte me te madhe. Kjo tregon dhe njehere se Sali Berisha dhe kur e ka pohuar ate nuk e ka besuar tek vetvetja dhe ne vetvete nuk e pranon qe te beje transparencen as te materialeve zgjedhore vijoi Ruci duke shtuar se meqe vete Berisha ka thene se kutite e votimit do te ruhen atehere nuk ngelet asnje pengese te ngrihet komisioni hetimor per materialet e votimit dhe kutite e fleteve te votimit te ruhen. Le te filloje qe neser. Pra ketu nuk eshte PS ajo qe heziton nuk eshte PS ajo qe nxjerr sebepe pa sebepe per te penguar transparencen e zgjedhjeve dhe per te hedhur hapin e duhur per zgjidhjen e krizes politike por eshte mazhoranca dhe personalisht Sali Berisha akuzoi Ruci.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›