E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, stabilitet gjatë vitit 2008 në garantimin e lirive politike dhe civile

Publikohet Raporti vjetor i “Freedom House”

TIRANE - Organizata prestigjioze “Freedom House” ka publikuar dje raportin e saj vjetor për të drejtat politike dhe liritë civile nëpër botë, ku thuhet se në tërësi liria ka pësuar sprapsje për të tretin vit radhazi në vitin 2008.
Për sa i përket vendit tonë ai cilësohet si “pjesërisht i lirë”, me indeksin 3 të lirive politike dhe po 3 për lirisë civile, pra po paq sa në vitin 2007. 
Demokracia në vendet e Evropës Lindore mbetet e fortë, thotë “Freedom House”, me gjithë prirjet regresive në Bullgari dhe Maqedoni.
Afrika nën-sahariane dhe ish Bashkimi Sovjetik, thotë “Freedon House”, kanë pasur prirjet më regresive, ndërsa Azia jugore pa bërë përparim të ndjeshëm. 
“Përparimi i lirisë në Azinë Jugore ishte një rast i rrallë pozitiv në një vit që ka shënuar kryesisht sprapsje dhe ngecje”, thotë drejtori i degës së studimeve Arç Padington, i cili përcakton si fillim të rënies globale periudhën menjëherë pas ‘revolucioneve me ngjyrë’ në Evropë.
“Regjimet e fuqishme nëpër botë”, thotë ai, “kanë reaguar ndaj ‘revolucioneve me ngjyrë’ me masa të kalkuluara dhe të fuqishme për të shtypur reformatorët demokratë, për të penguar ndihmën ndërkombëtare ndaj tyre dhe përfundimisht kundër vetë idesë së demokracisë”. 
Raporti me titull “Freedom in the Ëorld 2009”, analizon gjendjen e të 193 vendeve dhe 16 territoreve strategjike në botë dhe i klasifikon ato në tri kategori: të lira, pjesërisht të lira dhe jo të lira, bazuar në qëndrimet e tyre ndaj lirive themelore. Në të njëjtin raport Kosova cilësohet si vend jo i lirë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›