E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, partite zhbllokojne procesin

Rozeta Rapushi

Ne diten e fundit te afatit ligjor, partite politike kompletuan formacionin e ri te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Zyrtarisht forcat e medha politike, PD-PS, dorezuan ne Kuvend kandidatet respektive, per te zene postet e anetareve te KQZ-se, pa lene menjane edhe anetaret aktuale te ketij komisioni, qe me ligj iu nderpre mandati ne 13 janar. Demokratet propozuan emrin e Hysen Osmanaj dhe Vera Shtjefni, si kandidate per postin e anetareve ne KQZ. Ndersa per te kryesuar komisionin qe do te administroje zgjedhjet parlamentare te 28 qershorit, selia blu sugjeroi qe te zgjidhet, mes Arben Ristanit dhe Albana Vokshit. E drejte e zgjedhjes, e cila i mbetet opozites. Ndersa Partia Socialiste, dorezoi ne Kuvend emrat e Deshira Subashit dhe Artan Lazes, per te qene ne postin e anetareve te Komisionit me te Larte Zgjedhor. Dite me pare, emrat u dorezuan dhe nga partite e vogla politike, qe kane te drejten te kene nje anetar ne kete komision. Republikanet dorezuan emrin e Klement Zgurit dhe Arben Braces. Ndersa socialdemokratet propozuan emrin e Pavli Zerit dhe Pandeli Varfit, ky i fundit ka qene anetar i KQZ deri ne momentin kur i skadoi mandati. Duket se pervoja ne KQZ ka bere qe ai te ripropozohet. Levizja Socialiste per Integrim e Ilir Metes, qe hyri dhe ne greve urie, kunder miratimit te Kodit Zgjedhor, nuk ka dorezuar asnje emer per postin e anetarit te LSI-se. Te gjithe kandidatet e propozuar nga forcat politike, do te diskutohen dhe votohen ne seancen plenare te se henes. Ndonese jashte afateve te percaktuara ligjore, Kuvendi pritet t'i miratoje pas shume diskutimesh. Do te jete vota e deputeteve, ajo qe do te percaktoje perberjen e re te KQZ-se. Me ligjin e ri te zgjedhjeve, KQZ do te perbehet nga shtate anetare, jo nente sa jane aktualisht. Rrjedhimisht, partite e vogla politike qe nuk kane numer te konsiderueshem deputetesh ne Kuvend, perjashtohen nga e drejta e te pasurit te nje anetari ne kete Komision.

Aktiviteti

Menjehere pas votimit ne Kuvend, anetaret e rinj te KQZ-se, do t'i pervishen punes, per te nisur administrimin e procesit zgjedhor. Puna do te nise me ndarjen e zonave dhe rrjedhimisht, mandateve te deputeteve.

Kandidaturat ne KQZ

PS

Deshira Subashi

Artan Laze

PD

Hysen Osmanaj

Vera Shtjefni

PR

Arben Brace

Klement Zguri

PSD

Pavli Zeri

Pandeli Varfi

Per kryetar

Albana Vokshi PD

Arben Ristani PD


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›