E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria të bëjë reforma financiare

Tiranë- Kryetarja e Kuvendi Jozefina Topoalli ka zhvilluar sot një takim me një delegacion të Bundestagut gjerman, ku është biseduar mbi integrimin e Shqipërisë në BE.

Gjatë një konference për shtyp deputeti gjerman u shpreh se Shqipëria duhet të marrë shembull nga evropa dhe të marrë masa financiare për ti bërë ballë krizës ekonomike.

” Parlamenti gjerman shoqëron terësisht integrimin në BE dhe do kishim dëshirë të krijonim përshtypjen tonë personale në këtë drejtim, do dëshironim ta shoqëronim më tej këtë proces. Në ditët e sotme në Europë ka shenja të qarta pasigurie për shkak të krizës ekonomike. Dhe në një situatë të tillë detyra e politikanëve është të mos shkaktojmë pasiguri, por të krijojmë siguri më të madhe për njerëzit. Ndaj përpjekjet tona do të shkojnë në mbështetje të vendeve për të krijuar sa më shumë stabilitet- tha ai.

Ndërsa Topalli u shpreh se ka biseduar me zyrtarët gjermaneë mbi marrëdhëniet midis shteteve dhe forcimin e tyre në të ardhmen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›