E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria, test me Katarin

Shqipëria do ta ketë sprovën e radhës ndaj Katarit në ndeshjen miqësore, e cila do të zhvillohet sonte në Spanjë. Selektori Gianni de Biasi do ta ketë mundësinë t’i provojë disa lojtarë në ndeshjen e tij të dytë në udhëheqjen e Kuqezinjve. Trajneri italian e ka studiuar lojën e Katarit, derisa ka shpalosur idetë e tij për këtë ndeshje testuese.

“Mendoj se miqësorja me Katarin do të na ndihmojnë së tepërmi. Do t’i marrin përgjigjet e duhura për secilin futbollist. Pastaj do ta kemi testin tjetër me Iranin dhe atë të fundit gjeneral me Moldavinë, miqësoren e gushtit, para se ta presim në fushën tonë Qipron në eliminatoren e parë zyrtare në grup,” ka theksuar De Biasi.

Duke qenë se bëhet fjalë për ndeshje miqësore, ish trajneri i disa skuadrave të njohura italiane ka lënë të kuptohet se do të mundohet t’i aktivizojë të gjithë lojtarët që ka grumbulluar.

Për dy ndeshjet e radhës, atë të sontme ndaj Katarit dhe të së dielës kundër Iranit, De Biasi ka ftuar tre futbollistë të rinj kosovarë. Bëhet fjalë për Mërgim Mavrajn, Etrit Berishën dhe Mërgim Brahimin, të cilët pritet të debutojnë me Kombëtaren në njërën nga këto dy duele. Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Katarit do të fillojë në orën 19:00.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›