E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama e mbyll karrierën

Milaim Rama do t’i japë fund karrierës së tij të bujshme në ndeshjen e fundit që do ta zhvillojë me Thunin të mërkurën ndaj Zurichut. 36 vjeçari kishte paralajmëruar largimin nga Thuni kohë më parë, por tash ka vendosur që përfundimisht t’i vendosë këpucët në gozhdë.

“Nuk kam mundur as ta ëndërroj një karrierë të tillë. Të mërkurën përfundimisht do të pensionohem nga futbollit aktiv”, ka thënë ish përfaqësuesi zviceran për Express.

Rama ka njoftuar se pas përfundimit të ndeshjes në stadiumin ‘Arena’ të Thunit, do të ketë edhe një solemnitet të vogël për fansat nga ana e tij.

Sulmuesi kosovar ka treguar se edhe pas pensionimit nga loja aktive do t’i mbetet besnik futbollit. Ai ka paralajmëruar se tani do ta fillojë karrierën si trajner. Sipas Ramës, disa ekipe zvicerane tashmë kanë shprehur interesim që ta angazhojnë, por ende nuk ka vendosur për këtë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›