Shqiperia tregti energjie ne rajon

Më së fundi, pas disa vitesh punë Shqipëria është bërë pjesë e sistemit elektroenergjetik në rajon. Operatori i Sistemit të Transmetimit ka përfunduar ndërtimin e linjës 400 kilovolt që mundëon lidhjen me Malin e zi dhe Greqinë. Për Alsat, drejtues të OST-së thonë se tanimë nuk mungojnë kapacitetet për import dhe eksport energjie.
"Përfundimi i linjës 400 kv Elbasan -Tiranë, së bashku me projektin tjetër 400 kv Tiranë- Podgoricë, do të thotë që rrjeti 400 kilovolt i sistemit energjitik në Shqipëri mbyllet në unazë me rrjetin 400 kilovolt ndërkombëtar të rajonit të Ballkanit. Situata që ne kemi nevojë të marrim energji elektrike në fuqi të mëdha, kjo tani është e mundur pa kufizime nga rrjeti dhe duke garantuar njëkohësisht sigurinë e rrjetit elektrik", tha Ylli Demiraj, drejtori i Planifikimit dhe Zhvillimit, OST.
Brenda këtij gjashtëmujori pritet të mbyllet dhe tenderi për një linjë shkëmbimi me Kosovën. "Jemi në fazën e hapjes së tenderit për ndërtimin e linjës 400 kilovolt, Tiranë-Kosova B, cka përbën një lidhje të fuqishme midis dy sistemeve tona të Shqipërisë dhe të Kosovës dhe një shkëmbim të energjisë elektrike duke bërë dhe optimizimin e burimeve tona, pasi burimet tona janë hidrike, ndërsa burimet e Kosovës janë termike", vijon Demiraj.
Ndërtimi i linjës 400 kilovolt me Malin e Zi kushtoi 33 milionë euro dhe financua nga KFW, po kështu dhe linja me Kosovën do të financohet nga i njëjti donator.
Florian Papadhimitri