Shtrenjtimi i ushqimeve, ulet konsumi në tregun vendas
24/02/2011 Fullani: Në rrezik ulja e ritmit të eksporteve gjatë 2011-ës
Rritja e çmimeve në tregun vendas ka sjellë rënie të konsumit. Shtrenjtimi i produkteve bujqësore ka rënduar së tepërmi shtresat me të ardhura të pakta. Kështu e vlerësoi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, situatën aktuale, duke renditur disa nga faktorët e rritjes së çmimeve. Gjithsesi, sipas tij presionet inflacioniste kanë qenë të kontrolluara. Inflacioni në janar shënoi ulje me 0,1 pikë përqindje, duke arritur në 3,3 për qind. “Rënia e inflacionit në muajin janar është diktuar tërësisht nga efekti statistikor i shuarjes së ndikimit rritës në inflacion të disa çmimeve të administruara. Mallrat ushqimore dhe nafta kanë pasur një rritje të ndjeshme çmimesh, si pasojë e rritjes së çmimeve në tregjet botërore. Këta faktorë kanë dhënë një kontribut prej rreth 80 për qind në formimin e shifrës së inflacionit. Rritja e çmimeve të produkteve bujqësore ka prekur më shumë shtresat me të ardhura të ulëta të shoqërisë”, - tha Fullani.
Zhvillimi vendas
Ekonomia shqiptare ka vijuar të rritet gjatë tremujorit të katërt të vitit 2010. Megjithatë, konsumi dhe investimet private ishin më të ngadalshme edhe pse të ardhurat e konsumatorit u rritën. Ka qenë pasiguria e lartë dhe kushtet e shtrënguara të kreditimit të aplikuara nga sistemi bankar, të cilat kanë frenuar konsumin në vend. Biznesi u përball me kërkesë të pamjaftueshme dhe me rritje të kostos së financimit në sektorin e ndërtimit. “Banka e Shqipërisë vlerëson se konsumi dhe investimet në vend do të kenë një ecuri më të mirë gjatë vitit në vazhdim”, - tha Fullani. Shpenzimet publike, sipas Fullanit, janë tkurrur me rreth 5% në terma vjetorë, ndërsa deficiti buxhetor është ulur me rreth 4 pikë përqindjeje të PBB-së. “Banka e Shqipërisë e ka theksuar gjithnjë se qëndrueshmëria fiskale është një parakusht themelor për një rritje afatgjatë ekonomike. Ruajtja e niveleve relative të deficitit buxhetor do të eliminojë ndikimin negativ direkt në rritjen ekonomike, ndërsa nivelet relativisht të ulëta të huamarrjes publike do të ndikojnë në kontrollin e normave afatgjata të interesit dhe uljen e primeve të rrezikut në tregjet financiare”, - nënvizoi Fullani. Edhe pse ritmi i korrektimit të deficitit tregtar është zbehur në tremujorin e katërt të 2010-ës, si rezultat i shtimit të importeve që shënuan një rritje vjetore prej 10.8 për qind. Kredia ka vijuar të rritet sipas guvernatorit duke reflektuar ecurinë e mirë të depozitave të sistemit bankar gjatë gjithë gjysmës së dytë të 2010-ës. “Në muajin dhjetor, rritja e kredisë për sektorin privat shënoi 10.6% në terma vjetorë. Përtej bizneseve private, të cilët kanë qenë përdoruesit kryesorë të financimit me kredi gjatë vitit 2010, sinjale pozitive vijnë edhe nga konsumatorët, kërkesa për kredi e të cilëve është rritur në tremujorin e fundit të vitit të kaluar”, - tha ai. Rënia e yield-eve në tregun primar ka vijuar dhe po kështu normat e interesit në tregun e depozitave e kredive në lekë.
Zhvillimet në botë
Sipas Guvernatorit nuk ka rrezik të rritjes së mëtejshme të inflacionit, i cili do të mbahet nën kontroll. “Banka e Shqipërisë në parashikimin e inflacionit bazohet në parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Organizatës Botërore të Ushqimit për ecurinë e naftës dhe mallrave ushqimorë. Në mungesë të goditjeve të shtuara dhe të paparashikueshme nga ana e ofertës apo të shfaqjes së fenomeneve zinxhir të raundit të dytë, ecuria e inflacionit pritet të jetë në linjë me objektivin e Bankës së Shqipërisë”, - tha Fullani. Banka e Shqipërisë do të monitorojë natyrën e këtyre goditjeve të jashtme dhe përcjelljen e tyre në çmimet në vend, për të reaguar në kohë me qëllim eliminimin e presioneve të qëndrueshme inflacioniste. Rritja ekonomike e qëndrueshme në disa vende të botës në fakt do të sjellë një rënie të eksporteve në vendin tonë, të cilat gjatë 2010-ës u rritën me 48.8 për qind në terma vjetorë. “Banka e Shqipërisë gjykon se ekonomia shqiptare do ta ketë të vështirë të ruajë të njëjtat norma rritjeje të eksporteve edhe gjatë vitit 2011”, - tha Fullani. Ky parashikim reflekton faktorët e përkohshëm që ndikuan në rritjen e 2010-ës dhe është në linjë me ecurinë e ekonomisë botërore. Megjithatë, kërkesa e huaj pritet të japë një kontribut pozitiv në rritjen ekonomike gjatë vitit 2011.
Buka masive shitet 90 lekë në kryeqytet
Pas shtrenjtimit në disa qytete kryesore të vendit, çmimi i bukës masive është rritur edhe në kryeqytet. Prej dy ditësh në zona të ndryshme të Tiranës furrat e bukës kanë nisur të shesin me 90 lekë një bukë masive. Rritja është bërë sipas pronarëve të furrave të bukës për shkak të rritjes së çmimit të miellit. Një kilogram miell tanimë shitet me 72 lekë, nga 40 lekë që ishte pak kohë më parë. Sipas pronarëve të furrave të bukës, në kryeqytet rritja e çmimit të miellit është bërë në mënyrë të menjëhershme dhe jo gradualisht, gjë që i ka detyruar edhe këta tregtarë të rrisin çmimin. Por duket se shtrenjtimi i këtij produkti është bërë në mënyrë selektive dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit, duke shtuar frikën për një abuzim nga ana e tregtarëve, që rëndon veçse në xhepat e konsumatorëve. Buka masive shitej me 80 lekë në kryeqytet, por duke qenë një produkt bazë i konsumit, edhe ky çmim është tepër i lartë për një pjesë të mirë të konsumatorëve.
Nuk ndryshon norma bazë
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka vendosur të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 5.00 për qind, pasi ka konkluduar se kushtet monetare paraqiten të përshtatshme për respektimin e objektivit të inflacionit në periudhën afatmesme. Ulja e fundit e normës bazë të interesit për monedhën vendase është bërë në muajin korrik të vitit 2010, pasi Banka e Shqipërisë uli normën bazë të interesit për lekun nga 5,25 për qind në 5.00 për qind.