E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kredi per 1500 familje te pastreha

Mbi 1500 familje të pastreha pritet të përfitojnë kredi, apo të marrin banesa gjatë këtij viti. Për televizionin Alsat, drejtori i Entit Kombëtyar të Banesave jep detajet e projekteve që do janë në zbatim për këtë vit. Projektet prekin disa qytete dhe prekin disa kategori familjesh.

"Aktualisht Enti Kombëtar i Banesave po punon në tre programe paralele. Programi i parë është programi i ndërtimit nga vetë EKB, dhe përfundimi i tyre në fund të shkurtit dhe fillim të marsit në tre objekte në qytetet Korcë, Shkodër dhe Kavajë. Përfundojmë dhe dorëzojmë pranë bashkive përkatëse rreth 110 apartamente banimi ku qytetarët do të përfitojnë banesa me kosto reale të ndërtimit të tyre. Për vitin 2011 kemi parashikuar përmes Ministrisë së Punëve Publike rreth 1500 familje njëkohësisht dhe familje që nuk kaluan dot, ose nuk u disbursuan në programin e vitit 2010, automatikisht kalojnë për vitin 2011", tha Ilirjan Proko, Drejtori i Përgjithshëm, Enti Kombëtar i Banesave

Drejtues të Entit Kombëtar të Banesave thonë se aktualisht qytetarët me anë të projekteve të ndërtimit që ka ky institucion, përfitojnë banesa me koston reale të ndërtimit, e cila sipas tyre nuk e kalon vleren 28 mijë lekë për metër katror.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›