Zusi: Duhet një sistem për nxitjen e eksporteve

Për të pasur një ekonomi më pozitive është shumë e nevojshme ndërtimi i një sistemi për nxitjen e ekporteve pasi në Shqipëri ai vazhdon që të jetë ende i kufizuar në disa zona. Alban Zusi, kryetar i Shoqatës së Eksportuesve të Shqipërisë deklaroi ndër të tjera se është e nevojshme të investohet në disa aspekte, pasi shpesh vendi ynë eksporton vetëm lëndë të para.
Kriza ekonomike sipas Zusit e preku ndjeshëm sektorin e eksporteve por gjithsesi tashmë situata ka ndryshuar në mënyrë pozitive. Ndërkohë që kriza me Greqinë ka dhënë efektet e saj duke ndikuar në reduktimin e ndjeshëm të eksporteve.
Edhe pse shpesh eksportet janë përcaktuar si një pre e sektorëve që ka pasur ecurinë më pozitive, sipas eksportuesve duhet ende punë për të arritur në standartet e duhura.