E Diel, 1 Nëntor 2026

INTERVISTA/ Uidhers: Demokracia shqiptare po i ngjan Lindjes, Nishani një yes-men. Filipinasit rrëzuan Markosin duke mbrojtur votat

Flet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ish- ambasadori amerikan, Xhon Uidhers. Komenton në detaje politikën shqiptare dhe u bën thirrje shqiptarëve të ngrihen për lirinë e tyre

Bisedoi: Sokol Balla, Top Story

Mund tju drejtohem në emër si Xhon, por në fakt ata të cilët janë duke ndjekur këtë intervistë ju njohin si ambasadori Uidhers nga aktiviteti juaj trevjeçar në Shqipëri, aktivitet i cili në fakt vijon të diskutohet edhe sot mes shqiptarëve. Në fakt siç e thashë në fillim të programit,se ju keni heshtur për gati dy vjet, mbase nuk është korrekt pasi ju keni folur për një revistë shqiptare dhe për Zërin e Amerikës. Gjithashtu keni dërguar edhe një deklaratë  gjatë kohës së publikimit të kabllogrameve të Wikileaks. Shumë shqiptarë mund të pyesin përse i thatë po ftesës sime për ta zhvilluar këtë intervistë me premtimin për ti thënë gjërat troç?

Arsyeja përse pranova lidhet me faktin se pavarësisht po bëhen gati dy vjet që jam larguar nga Shqipëria, unë ndjehem thellësisht i lidhur me vendin dhe njerëzit. E kam shumë për zemër. Kujdesem për atë që ndodh atje. Ne jemi miq për një kohë të gjatë. Kam qenë i nderuar, njëkohësisht jam i privilegjuar të bisedojmë përsëri pasi gjithmonë i kam pëlqyer intervistat që kemi zhvilluar së bashku pasi janë provokative dhe me pyetje të formuluara mjeshtërisht. Pavarësisht se kanë kaluar dy vjet, për mua shqiptarët janë njerëz me të vërtetë të veçantë. Nuk flas këtu vetëm për elitat, por për njerëzit e thjeshtë, të cilët më kanë trajtuar mua me shumë respekt. Kjo mundësi të flas me ju përsëri është një ndër për mua, por tani unë flas në një kapacitet tjetër pasi siç ju thashë tashmë unë do ti them gjërat troç, pasi tani mund ta bëj një gjë të tillë. Një diplomat duhet të flasë një gjuhë të veçantë, atë diplomatike. Mesazhi përçohet tek ata të cilët e njohin gjuhën diplomatike pasi është një traditë e gjatë që përfshin trajnime dhe të kuptuarit e asaj që kam dashur të them. Ndërsa tani si një qytetar i thjesht, i cili nuk flet në emër të qeverisë amerikane, Departamentit Amerikan të Shtetit apo ambasadën, por si një amerikan dhe siç e dini për një amerikan ka shume rëndësi liria e shprehurit. Unë do të jem shumë i hapur me pikëpamjet e mija se çfarë po ndodh në vendin tuaj të mrekullueshëm.

Gjatë vizitës që bëra në shtëpinë tuaj,në ambientet ku jetoni, në studion tuaj, në korridore, por edhe këtu shikoj në fakt që keni shumë memorabilia, shumë gjëra që lidhen me Shqipërinë. Përse predominon Shqipëria krahasuar me gjërat e tjera që një diplomat ka sjellë gjatë karrierës në shtëpinë e tij private?

Mendoj se kam një afrimitet të veçantë me Shqipërinë. Më kanë pëlqyer të gjitha detyrat që kam pasur në të gjitha ato vende ku kam shërbyer nga ku jam përpjekur të njoh njerëzit aq sa kam mundur, por gati të gjithë diplomatët kanë një vend që e pëlqejnë më shumë gjatë karrierës së tyre. Unë isha ambasador në Shqipëri, por një pjesë e madhe e saj kishte të bënte me atë që dua ta përshkruaj si një pjesë e një muzike të mrekullueshme për çdo detyrë që kam mbajtur. Pavarësisht se e gjithë muzika është e mrekullueshme, çdonjëri nga ne ka një melodi speciale të veçantë që ne e dëgjojmë herë pas here. Unë e gjeta këtë muzikë, këtë melodi në Shqipëri. Për sa u përket suvenirëve, memorabiljeve, ato janë kujtesë, e cila sjell kohën e mrekullueshme që pata në vendin tuaj. Kam këtu një statujë të vogël të Ismail Qemalit, Isa Boletinit. Njerëzit më tregonin historinë e tyre të këtyre njerëzve me të vërtetë personalitete. Unë admiroj Skënderbeun dhe Nënë Terezën. Të gjitha këto memorabilie që shikoni këtu nuk janë vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Kina dhe Rusia.

Por shumica e tyre janë nga Shqipëria….

Padyshim, ska pikëpyetje për këtë. Por me tërë këtë memorabilia, ajo që nuk shikohet është, por nga të gjithë këto suvenire, ajo që unë mora nga Shqipëria e që ju nuk e shihni, është ajo që kam ruajtur këtu brenda.

A ndodh kjo sepse ndoshta në Shqipëri apo edhe në Kosovë i jepet ambasadorëve amerikan pak më shumë rëndësi sa duhet apo shumë më tepër rëndësi se sa i japin këtyre ambasadorëve në vendet e tjera?

Është një pyetje e vështirë ti jap përgjigje, por ajo që mund të them është se unë u trajtova shumë, shumë mirë nga të gjithë ata që kam takuar në Shqipëri, nga të gjithë nivelet ato të larta dhe të ulëta. Të pasur dhe të varfër. Të qenit ambasador mund të lidhet edhe me dy gjera. Të gjithë amerikanët  trajtohen mirë nga shqiptarët, jo vetëm ambasadorët në mënyrë specifike, të gjithë amerikanët. Është një lloj afrimiteti, kuptueshmërie për sa i takon mënyrës si ne trajtojmë njerëzit. Pra kemi gjera të përbashkëta. Edhe tani që nuk jam ambasador takoj shqiptarë gjithandej. Kjo më kujton mikpritjen, e cila mendoj është një mikpritje që buron nga shpirti. Ju e patë fshatin tim të vogël ku unë jetoj në Merilend. Edhe këtu në këtë fshat të vogël unë takoj shqiptarë. I takoj ata nëpër dyqane, restorante gjatë tërë kohës.

Kur thoni që takoheni me shqiptarë, ju njohin ata apo ju ata?

Është një proces interesant. Po ju tregoj një rast kur isha në dyqan dhe po shikoja të blija djathë dhe mish për të bërë sanduiçë. Isha i veshur në mënyrë jozyrtare. Nuk kishte shumë njerëz në dyqan. Pasi vendosa pazarin që kisha bërë mbi banak, papritmas ne dëgjuam një zhurmë pasi dikush po vraponte me shpejtësi duke mos e ditur se çfarë po ndodhte. Një burrë që po vraponte erdhi direkt tek unë duke më thënë e dija që ishit ju, pasi të dallova nga zëri.

Nga zëri?

Po nga zëri. Njëherë isha tek mjeku dhe mu afruan disa njerëz dhe më thanë që ishin nga Shqipëria. Përtej kësaj herë pas here kur eci shikoj njerëz dhe nga mënyra si flasin apo ecin them me vete ai person duhet të jetë shqiptar. Isha në Paris dhe në Londër ku jam takuar me shqiptarë atje. Pra, gjatë tërë kohës takoj shqiptarë. Jam shumë i lumtur që i takoj dhe të bisedoj me ata duke treguar historira dhe kjo ndodh në kohën kur sjam më ambasador, por vetëm një turist.

Megjithatë njohja apo vlerësimi për ju vjen nga fakti që ju keni qenë në funksion

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›