FOTOT/ Ja si duket 17 vjet më pas I mrekullueshmi i princeshës Diana
Duke dalë nga shtëpia, me xhaketën në krah, ky person nuk i bie në sy kujt.
Por në fakt ai është Hasnat Khan, kirurgu që dikur i rrëmbeu zemrën princeshës Diana dhe për pak se nuk u bë burri i dytë i saj.
Diana e quante atë Zotëria i mrekullueshëm dhe historia e tyre u ndez dy dekada më parë, por përfundoi pas dy vitesh, pak përpara se Diana të vdiste.
Khan është fotografuar dje, pak orë përpara premierës së filmit që flet për historinë e tij të dashurisë më princeshën Diana.
Miqtë thonë se Diana donte të martohej me kirurgun simpatik.
Khan, tani 45 vjeç, jeton në lindje të Londrës.
Khan ka deklaruar se nuk do e shohë kurrë filmin, pasi është krejt i gabuar dhe i bazuar mbi gënjeshtra mizore.
Nuk ka pasur hierarki në marrëdhënien tonë. Ajo nuk ishte princesha dhe unë nuk isha doktori. Ne ishim miq dhe njerëz krejt normalë, tha ai, duke shtuar se askush nuk ka folur me të për skenarin e filmit.
Khan është i divorcuar.
Në film rolin e princeshës e luan Naomi Watts, kurse atë të Khan e luan Naveen Andrews.
Filmi është bazuar në librin Dashuria e saj e fundit.
Mendohet se Diana nisi të dilte me Dodi Fayed, me të cilin vdiq në aksident, për ta bërë xheloz Khan.
Aktorja Watts thotë se Diana ishte e mrekulluar nga mendja e Khan. Ai ishte i zgjuar dhe tradicional. Ajo e dinte se ai nuk do e shfrytëzonte kurrë./ep





