E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria vlerësohet me B1 nga “Moody’s”, për stabilitetin ekonomik



Agjencia e Vlerësimit (rating agjency) “Moody’s” (New York, USA), një ndër 3 agjencitë me prestigjioze në vlerësimin e korporatave dhe vendeve (shteteve), ka vlerësuar me B1 vendin tonë me opinionin “stable outlook”. Është shumë e rëndësishme të evidentohet se edhe pse në kushtet e përkeqësimit të tregjeve financiare globale, krizës që ka përfshirë pothuajse të gjithë botën, vendi ynë ruan dhe konsolidon një vlerësim stabël. Vlerësimi i dhënë nga “Moody’s” është një dëshmi e institucioneve ndërkombëtare të specializuara për të vlerësuar kredibilitetin dhe efektshmërinë në qeverisjen e vendit, si dhe është gjykimi më i qartë e i paanshëm i modelit pro reformë, pro biznesit dhe pro integrimit evropian në politikat ekonomike të ndjekura. Ky rikonfirmim konstant vjen pas vlerësimit të dhënë në prill 2009. Në argumentimin e këtij vlerësimi jepen fakte dhe argumente që mbështesin opinionin e tyre për këtë vlerësim të qëndrueshëm dhe me këto karakteristika pozitive.

Së pari, tregon ruajtjen e rritjes ekonomike për vitin 2009 nga 2% në 5%, dhe në vitin 2010 nga 3% në 6.5%. Niveli i ulët i inflacionit brenda objektivit 2-4% dhe që është më i ulët se çdo vend tjetër në tranzicion. Masat ligjore fiskale me orientim pro biznesit dhe drejt uljes së taksave vazhdojnë të mbështesin rritjen ekonomike, si dhe reformat pro EU ofrojnë inicentiva për investimet e huaja. Përpjekjet që po bëhen në kuadrin e integrimit evropian përbën një bosht orientues të politikave të zhvillimit ekonomik, duke përafruar legjislacionin, institucionet etj. Ky vlerësim vjen në të njëjtën kohë, kur mes 6 vendeve të rajonit të Ballkanit, 5 prej tyre kanë marrë një vlerësim negativ në krahasim me vitin 2008.

Me AMC flisni deri në 30 lekë minuti drejt numrave celularë dhe fiks në 10 shtete

Të gjithë klientët e AMC-së me parapagesë dhe me kontratë, mund të ndajnë gëzimet me të afërmit dhe të njohurit e tyre jashtë Shqipërisë, duke i sjellë më afër nëpërmjet një telefonate që kushton deri në 30 lekë për minutë. Këto paketa thirrjesh ndërkombëtare vlejnë drejt operatorëve celularë dhe fiks të 10 shteteve. Festat e fundvitit janë për t’u ndarë me familjarët, të njohurit, me të gjithë të dashurit, afër dhe pranë. Këtë vit të gjithë mund të urojnë më shumë të afërm që nuk ndodhen pranë tyre, sepse AMC ka menduar për klientët e saj dhe të afërmit e tyre që nuk ndodhen në Shqipëri. Gjatë gjithë periudhës festive deri më 31 janar 2010, të gjithë abonentët AMC mund të blejnë paketa 10-minutëshe prej 400 lekësh (pa TVSH) dhe paketa 20-minutëshe prej 600 lekësh (pa TVSH). Ajo që klientët duhet të bëjnë është shumë e thjeshtë: të hyjnë në menynë AMC Easy (#100#), pastaj të zgjedhin kategorinë “Ofertat e mia” dhe kështu përfitojnë minutat për të folur me miqtë, familjarët dhe të dashurit e tyre në: Greqi, Itali, Kosovë, ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Turqi, Gjermani, Francë, Angli, SHBA dhe Kanada. Kjo ofertë e fundvitit mundëson që abonentët e AMC-së të flasin drejt numrave fiks dhe telefonave celularë në të gjitha këto vende. Klientët do të kenë mundësi të blejnë 2 paketa çdo muaj, të cilat janë të vlefshme për 7 ditë që nga dita e aktivizimit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›