Shqipëria vlerëson rrezikun e ndryshimeve klimatike

Shqipëria vlerëson rrezikun e ndryshimeve klimaterike në sektorin energjetik, pasi sipas Bankës Botërore, efektet e ndryshimeve klimaterike tashmë janë evidente. Në seminarin që u organizua në Tiranë nga Banka Boterore dhe qeveria Shqiptare, u vu ne dukje se në dekadat e ardhshme, Shqipëria pritet të rrezikohet nga përballja e temperaturave mesatare në rritje, me rreziqe në rritje nga valët e të nxehtit, me rreshje tepër të forta si dhe me ulje të rreshjeve mesatare vjetore. Sipas specialistëve, sigurimi i energjisë elektrike është një sfidë e madhe për Shqipërinë dhe asetet ekzistuese energjitike kanë nevojë për rehabilitim që lidhen me shtimin e investimeve të reja apo dhe me privatizimin e sektorit energjitik. Ne seminar u bë një vlerësim praktik në lidhje me cënueshmërinë dhe përshtatjen klimaterike me pjesëmarrjen e qeverisë, sektorit privat, komuntetit shkencor dhe OJF-ve. Nderkohe, një seminar i dytë do të vijojë në muajin prill 2009, i cili do të shqyrtojë opsionet e përshtatshmërisë si dhe kostot e përfitimet. Përfaqësuesja e Bankës Botërore për Shqipërinë, Znj. Camille Nuamah, theksoi se “në përballjen me ndryshimet klimaterike ekzistojnë mundësi të shumta me kosto më të ulët kur planifikojme dhe përgatisim infrastrukturën e re energjitike. Ne po prezantojmë eksperiecën e Bankës Botërore si dhe atë të konsulentëve tanë, Açlimatise dhe Ëorley Parsons, për të ndihmuar Shqipërinë për të planifikuar më mirë të ardhmen”. Komunikimi i Parë Kombëtar i Shqipërisë me Konventën Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimaterike (2002) nxori në pah pikat më të dobëta të sektorit energjitik, përfshirë efektet për shkak të kërkesës në rritje për energji elektrike për ngrohje dhe ftohje të ambienteve etj. Pritet që temperaturat në rritje mund të çojnë në reduktim të kërkesës për energji elektrike, veçanërisht në ngrohjen e ambienteve në sektorin e banesave, ndërkohë që pritet të rritet kërkesa për ftohje ne verat më të nxehta. Në seminar u theksua gjithashtu se duke qenë se një pjesë e madhe e energjisë në Shqipëri prodhohet nga hidrocentralet, furnizimi me energji mbetet i cënuar nga parashikimi për rreshje më të pakëta. “Përmes analizës së sektorit energjitik, ku Shqipëria mund të rrezikohet nga ndryshimet klimaterike, ne mund të identifikojmë dhe të zbatojmë më shpejt zgjidhje që mund të ndihmojnë në zbutjen e risqeve”, theksoi specialistja e Lartë e Energjisë pranë ESMAP, Jane Ebinger. “Njohuritë e fituara nga këto aktivitete mund të ndahen me aktorë të tjerë në nivel global në mënyrë që të koordinojmë përpjekjet tona për të reduktuar rreziqet ekonomike për shkak të ndryshimeve klimaterike”.
...