E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia voton 10 qendra pa komisionere ne Kolonje 1 2 3 4 5 1 vote e

Në qytetin e Shkodrës qendrat e votimi janë hapur pa vonesa të gjata, ndërsa është shënuar një incident në qendrën numër 345 në fshatin Kuç të komunës Guri i Zi ku një komisioner i Partisë Socialiste pretendon të jetë rrahur nga militantë të PD-së ndërsa komisinerët e tjerë bëjnë të ditur se Bahri Mati nuk është dhunuar brenda qendrës së votimit por jashtë saj, ky incident ka ndërprerë për pak minuta procesin e votimit i cili ka rifilluar shumë shpejt.

Azhornuar së fundi ( e diel , 08 maj 2011 ) Lexo të plotë ...   Zgjedhjet, probleme në dy qendra të njësisë 8 1 2 3 4 5 (2 vota) e diel , 08 maj 2011 Me rreth 45 minuta vonesë kanë filluar votimet në njësisë numër tetë në kryeqytet, pikërisht në qendrën me numër 19.26 në “Shkollën e Kuqe”. Këto vonesa ndodhën për aryse teknike, e ndërsa u desh ndërhyrja nga KZAZ që votimet të nisnin normalisht, edhe pse aty kishin mbërritur pothuajse të gjitha materialet zgjedhore.
Lexo të plotë ...   Kosovë, Thaçi përshëndet procesin zgjedhor 1 2 3 4 5 (1 votë) e diel , 08 maj 2011 Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi përshëndet procesin zgjedhor në Shqipëri. Ai deklaron me bindje se këto zgjedhje do të plotësojnë standardet evropiane. Një vëmendje të posaçme i kanë kushtuar votimeve të 8 majit edhe mediat kosovare.      Lokale 2011, shqiptarët zgjedhin qeveritarët lokalë 1 2 3 4 5 (3 vota) e diel , 08 maj 2011 Shqiptarët vendosin sot për të zgjedhur qeveritarët lokale që do të drejtojnë bashkitë dhe komunat për katër vitet e ardhshme. Albanian Screen do të ndjeke hap pas hapi procesin në një transmetim maratonë.

Azhornuar së fundi ( e diel , 08 maj 2011 ) Lexo të plotë ...   Akuza për manipulim. KQZ: Çfarë u ndalohet partive 1 2 3 4 5 (5 vota) e shtunë , 07 maj 2011 Në më pak se 24 orë nga starti i zgjedhjeve, në KQZ partitë denoncojnë skenarët për manipulimin e tyre, gjithnjë duke ia faturuar autorësinë kundërshtarit. Bllokim të qendrave të numërimit, karta identiteti fallso dhe lista të dubluara janë opsionet me të cilat mund të ndërhyhet në rezultatin final.
Lexo të plotë ...   Fushata për 8 Maji, 63 incidente dhe 11 në pranga 1 2 3 4 5 (2 vota) e shtunë , 07 maj 2011 Policia e Shtetit garantoi gjithë angazhimin e strukturave të saj për zgjedhjet e 8 majit. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Mehmet Rrumbullaku, tha se janë marrë të gjitha masat për të pasur garantimin e rendit, në vend dhe në të gjitha ambientet ku do të zhvillohet procesi i votimit.
Lexo të plotë ...   Topalli me vëzhguesit: Vota e 8 Majit e lirë dhe qytetare 1 2 3 4 5 (4 vota) e shtunë , 07 maj 2011 Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli u takua me delegacionin e vëzhguesve vendor zgjedhor të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës. Kryetarja e Kuvendit theksoi se misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë është shumë i rëndësishëm dhe Shqipëria është e interesuar të ketë sa më shumë vëzhgues, dëshmitarë të ecurisë së procesit zgjedhor.
Lexo të plotë ...   Zbarkojnë europianët. Kukan dhe 500 vëzhgues për 8 Majin 1 2 3 4 5 (3 vota) e shtunë , 07 maj 2011 Mbërrin në Tiranë delegacioni i Parlamentit Europian i drejtuar nga Eduard Kukan. Ky delegacion do të vëzhgojë për herë të parë zgjedhjet në Shqipëri. Më 8 maj, Kukan dhe tre eurodeputetë do të jenë në Tiranë, Elbasan dhe Himarë për të monitoruar procesin e votimit. Gjatë vizitës në Shqipëri, ky delegacion do të takohet me përfaqësues të shtetit, qeverisë dhe opozitës.
Lexo të plotë ...   Vota në qeli. Hapen qendrat e votimit në katër burgje 1 2 3 4 5 (2 vota) e shtunë , 07 maj 2011 Në zgjedhjet e 8 Majit do të numërohet dhe vota e të burgosurve. Por në të gjithë Shqipërinë personat me liri të kufizuar do të mund të votojnë vetëm në 4 qendra të ngritura posaçërisht për këtë punë. Konkretisht në dy burgje në Berat, një në Bajram-Curri dhe një në Durrës. Ndonëse me ligj të drejtën e votës e kanë dhe të sëmurët që prej më shumë se 10 ditësh qëndrojnë në spitalet në zonën e tyre zgjedhore, vetëm në spitalin e Fushë Krujës do të mund të ushtrohet kjo e drejtë.   Diploma e mësuesisë, Rrokaj: Profesioni më i sigurt 1 2 3 4 5 (2 vota) e shtunë , 07 maj 2011 Ndryshimet e mësimdhënies kërkojnë kurrikula të reja për mësuesit që përgatiten nga fakultete për në shkollat e sistemit parauniversitar. Dekani i fakultetit të Histori- Filologjisë në Tiranë, Shezai Rrokaj, shprehet se fakulteti që ai drejton ka përshtatur programe të reja të cilat në fokus kanë kërkesat e nxënësve.
Lexo të plotë ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›