E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia zbret 7 vende ne renditjen e FIFA-s

Shqipëria ka zbritur 7 vende në renditjen e FIFA-s për muajin mars, të publikuar ditën e sotme nga organizmi drejtues i futbollit botëror.

Kombëtarja jonë e futbollit e gjen veten tashmë në vendin e 73-të me 464 pikë.

“Në renditjen e marsit janë marrë parasysh gjithsej 55 ndeshje miqësore”, lexohet në faqen zyrtare të FIFA.

Përfaqësuesja kuqezi renditej në vendin e 66 në klasifikimin e shkurtit.

Në dhjetëshen e parë veçohet Argjentina që ka marrë vendin e katërt në dëm të Brazilit.

Renditja e FIFA-s vazhdon të kryesohet nga Spanja. Kampionët e Botës ndiqen nga Hollanda dhe Gjermania.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›