E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renditja e FIFA-s, Shqipëria radhitet e 73-ta

Shqipëria renditet në vendin e 73 në renditjen e publikuar nga FIFA ditën e sotme. Kuqezinjtë humbasin 7 vende nga renditja e një muaji më parë.

Ekipi kombëtar grumbullon në muajin shkurt 464 pikë ndërsa ka marrë 33 pikë më pak se një muaj më parë kur ishte në vendin e 66-të.

Për sa i përket kreut nuk ka ndryshuar asgjë pasi Spanja është në vend të parë e ndjekur nga Holanda dhe Gjermania.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›