Eleminohet Arsenal Venger shperthen ne akuza

Mes akuzash për arbitrimin, trajneri i Arsenalit, Arsen Venger nuk ka përtypur humbjen 3-1 kundër Barcelonës, që solli dhe eliminin e skuadrës angleze nga Liga e Kampioneve. Tekniku drejton gishtin nga arbitri Masimo Busaka si fajtorin kryesor të dështimit të skuadrës së tij. Zviceriani largoi nga fusha me karton të kuq Robin Van Persi si dhe akordoi një 11-metërsh që i dha kualifikimin Barcelonës.
"Mendoj se dy lloj njerëzish janë të pakënaqur. Tifozët e Arsenalit dhe ata që duan futbollin. Të gjithë këta u frustruan nga arbitri, i cili vrau ndeshjen në një moment shumë deciziv”, ka thënë Venger në konferencën për shtyp pas ndeshjes në “Camp Nou”. Nuk ndan të njëjtin mendim kolegu i tij Pep Guardiola, i cili është shprehur i lumtur për suksesin e skuadrës së tij.
“Nëse ata mendojnë se humbën për shkak të arbitrit, unë nuk mendoj kështu. Ata nuk bënin dot tre pasime të sakta, ndërsa ne dominuam dhe mund të kishim fiutuar edhe sikur Arsenali të kishte 11 lojtarë në fushë”, ka qenë komenti i Guardiolës që ka eliminuar për të dytën herë radhazi nga Champions Arsenalin.
Nertan Prifti