Skënderben, fitore e vështirë me Bylisin
Skënderbeu ka arritur të fitojë kundër Bylisit, por ka djersitur vërtet shumë në një përballje që u cilësua e lehtë për korçarët. Ndeshja ka qenë me sens unik, ku bardhekuqtë kanë synuar gjatë tërë 90 minutave portën ballshiote, por shpërblimin do ta merrnin relativisht vonë. Në minutën e 55-të Muzaka do të gjejë golin e parë për Skënderbeun, që nuk do të tërhiqet pas, por do të vijojë ofensivën në kërkim të golit të sigurisë që do ta gjejë 180 sekonda më pas kur Soza do të dyfishojë shifrat. Të gjithë në stadiumin “Skënderbeu” e kujtojnë ndeshjen e mbyllur, por Dimo do të shkurtojë diferencat në minutën e 80-të. Por Bylisi nuk ka forcën e duhur për të barazuar, ndërsa Skënderbeu vendos të mos e ulë më vigjilencën dhe shënon golin e tretë me atë të Muzakës, duke fituar përfundimisht 3-1 dhe duke rivënë distancën -4 me Flamurtarin.
Dy gola të të riut 19-vjeçar Brunild Pepa kanë arritur të t’u japin durrsakëve tre pikë me shumë vlera në ndeshjen delikate që i pa përballë Tiranës. 24 herë kampionët, të zotët e shtëpisë, nuk kanë arritur asnjëherë të futen në lojë dhe “djemtë e detit” e kanë shfrytëzuar këtë mefshtësi të bardhebluve, duke dalë kryelartë nga “Qemal Stafa”. Tirana pësoi një humbje të hidhur, e 5-ta sezonale, pikërisht atëherë kur djemtë e trajnerit Misho Krsticevic vinin të frymëzuar pas shkatërrimit që i bënë Bylisit (5-1) në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Kronika e 24 herë kampionëve të Shqipërisë ishte shumë e varfër, mjaft të mendosh se dhe golin për llogari të bardhebluve e shënoi me autogol kapiteni i Teutës, Arjan Sheta (76’). Me këtë fitore, Teuta u ngjit në kuotën e 27 pikëve, duke u ngjitur në vendin e 8-të. Tirana vazhdon të mbajë vendin e katërt, 34 pikë (po aq sa Laçi). Në javën e 24-t, Teuta do të përballet me Vllanzinë në “Niko Dovana”, ndërsa do të udhëtojë në Krujë kundër Kastriotit. Duhet thënë se Tirana ende nuk po e gjen ritmin e duhur me trajnerin kroat Misho Krstiçeviç. Madje, ai nuk po bën as gjysmën e punës s ëish-trajnerit Nevil Dede, që u shkarkua papritur nga presidenti Refik Halili.