Shqipëria zbret një vend në renditjen e FIFA-s
Renditja e fundit e FIFA-s e zbret një vend më poshtë përfaqësuesen shqiptare të futbollit të drejtuar nga trajneri Ari Han. Renditja e organit më të lartë të futbollit botëror për muajin janar ka ardhur vetëm një ditë përpara zhvillimit të ndeshjes se vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror me Maltën.
Përfaqësuesja malteze ka pësuar një zbritje më drastike, nga vendi i 148-të në të 154-tin me 134 pikë. Përfaqësuesja jonë, në kah të kundërt me renditjen, ka arritur të marrë 11 pikë më shumë, gjithsej 435. Në Europë përfaqësuesja shqiptare renditet në vendin e 37-të, një vend poshtë muajit dhjetor.
Kundërshtarët e tjerë të Shqipërisë për eliminatoret e kampionatit botëror të vitit 2010 janë renditur si në vijim: Portugalia e 12-ta (-1 vend), Suedia e 25-ta (+6 vende); Danimarka e 34-a (+2 vende); Hungaria e 43-ta (+4 vende)