E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interi fillon përgatitjet për derbin me Milanin

Milano - Interi ka zhvilluar një seancë stërvitore ditën e sotme megjithë mungesën e 7 futbollitëve të impenjuar me kombëtaret e tyre. Skuadra e drejtuar nga portugezi Murinjo ka rinisur përgatitjet në qendren stërvitore “Angelo Morati” për derbin kundër Milanit ditën e dielë. Dy skuadrat e Milanos do të përballen këtë fundjavë për javën e 34-t të Serisë A.

Ditën e sotme grupi zhvilloi një seancë për afro 80 minuta. Skuadrës së Murinjos i është bashkuar edhe Hulio Sezar bashkë me Adrianon dhe Maikonin. Këta futbollistë do të kenë një tjetër supërsfidë të vështirë përballë Milanit, pas asaj me Brazilin kundër Italisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›