Shqipëria,vendi më pak i prekur nga sëmundja e turbekulozit
Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të personave të prekur nga turbekulozi në rajon dhe Europë. Mirëqenia ekonomike dhe përmirësimi i kushteve të banimit, ka bërë që sëmundja të rrallohet ndjeshëm krahasuar me dekada më parë. Mjekët, thonë se aktualisht në vend numërohen 450 raste të reja me turbekuloz, dhe incidencën e të prekurve e kemi 16 persona për 100 mijë banorë, nga 40 për 100 mië që e kanë vendet e europës. Ministria e Shëndetësisë dhe programi kombëtar kundër turbekulozit, kanë prezantuar strategjinë kombëtare për këtë sëmundje. Sipas kreut të shëndetësisë Anila Godo, edhe pse ne kemi një situatë tepër pozitve të turbekulozit në vend, ajo nuk duhet të humbasë kontroll, pasi turbekulozi ëhstë një sëmundje që nëse nukmbahet nën kontroll merr përmasa dramatike. Një ndër pika kyçe ku strategjia kombetare e turbekulozit për vitet 2009-2014 do të ndërhyjë, është detyrimi i shërbimit parësor për monitorimin ndaj sëmundjes. Tuberkulozi është sëmundje infektuese që shkaktohet nga mikrobaktere, më së shumti nga mikrobakteri i tuberkulozit. Tuberkulozi prek më shumë mushkëritë, por mund të prekë gjithashtu edhe sistemin nervor, sistemin limfatik, sistemin qarkullues, sistemin gjenital, kockat, kyçet, madje edhe lëkurën.