Thaçi,vendosmëri për EULEX-in

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në një intervistë për BBC ritheksoi vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për mos pranimin e planit gjashtë pikësh të OKB-së. "Kosova e ka mirëpritur, e ka ftuar EULEX-in në Kosovë. Do të kemi një bashkëpunim shumë të ngushtë për t'u shtrirë EULEX-i në tërë territorin e Kosovës. Gjashtë pikat janë në tërësi të papranueshme, që u prezantuan ditë më parë", theksoi Thaçi. Ai tha se Kosova ka katër pikat e veta që janë të perspektivës dhe zgjerimit të EULEX-it në gjithë territorin e Republikës Kosovës. "EULEX ka vendimin e Bashkimit Evropian për të ardhur dhe shtrirë në Kosovë, ai vendim duhet të respektohet në përputhje edhe me vendimin për shpalljen e Kosovës shtet i pavarur dhe demokratik, në përkushmëri me Kushtetutën e re moderne të Kosovës, me dokumentin e Ahtisarit dhe realitetin e perspektivës që po e zhvillojmë sot", theksoi kryeministri i Kosovës i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Britani.