Frattini përshëndet paktin Irak-SHBA

Italia e ka vlerësuar pozitivisht marrëveshjen e arritur mes qeverisë irakiane dhe SHBA-së për tërheqjen e trupave amerikane nga ky vend brenda vitit 2011. Deklarata është bërë nga ministri i Jashtëm Franco Frattini, gjatë një vizite në Bagdad. Ai e ka cilësuar ate një marrëveshje, që i hap rrugën normalitetit, c'ka duhet të jetë edhe objektivi kryesor në Irak. Frattini është takuar me presidentin Jalal Talabani, kryeministrin Nouri Al Maliki dhe homologun Hoshyar Zebari. Ministri premtoi se Italia do të vazhdojë të angazhohet në proçesin e rikonstruksionit dhe stabilizimit të Irakut, duke stërvitur trupat irakiane.