E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperine e Madhe e permendin spekulantet qe skane identitet

Kryeministri sulmon indirekt Aleancen Kuq e Zi

Kryetari i PD-se Sali Berisha i konsideroi idete e disa personave per te krijuar ate qe quhet Shqiperi e Madhe si spekuluese te bera nga disa njerez te cilet jane teresisht pa identitet kombetar. Kete qendrim Berisha e mbajti gjate fjales se tij perpara anetareve te Keshillit Kombetar te PD-se duke theksuar se keta persona nuk duan te kuptojne se e ardhmja e Shqiperise por edhe e Kosoves tashme ishte ne Bashkimin Europian. Sipas Berishes tashme interesat kombetare kishin evoluar dhe nuk mund te ishin te njejta me ato qe kane qene shekuj me pare. U ndala ne kete moment sepse tani spekulante njerez disa prej te cileve jane absolutisht me mungese totale identiteti shqiptar kombetar disa te tjere mbrojne nje projekt qe nuk mohohet se per te shqiptaret kane luftuar e sakrifikuar por duhet te mendojne ne nje kontekst me te gjere se interesi kombetar nuk mbetet fiks interesi kombetar evoluon ka dinamizmin e tij sic ka kombi dinamizmin e tij - theksoi Berisha duke nenkuptuar ketu edhe deklaratat e nenkryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu si kryetar i Aleances Kuq e Zi. Ne kete kuader Berisha premtoi se se bashku me Kosoven do te kishte nje bashkepunim te madh per sa i perket ceshtjeve te integrimit kombetar. Shqiptaret ne Shqiperi ne Kosove e kudo qe ndodhen kane fatin e madh te kene para tyre projektin e integrimit ne Bashkimin Europian. shte ky projekt udheheqes e frymezues qe do te realizoje ne interesin me te mire kombetar per shqiptaret bashkimin e tyre - theksoi Berisha duke e quajtur kete projektin me te rendesishem per dy shtetet qe i perkasin te njejtit komb. Nga ana tjeter kreu i qeverise theksoi se tashme shqiptare kudo qe ndodhen jane te lire te bashkeveprojne pa pengesa duke e quajtur kete nje arritje te madhe per te gjithe kombin. Tjeter jane kufijte administrative apo shteterore tjeter eshte shpirti i kombit i cili nuk ndahet me asgje - theksoi Berisha. Ai shtoi se do te behet gjithcka per te zhdukur te gjitha dallimet qe ekzistojne ne burokracite mes Shqiperise dhe Kosoves duke arritur edhe tek njesimi i praktikave dhe ligjeve. Por sipas Kryeministrit kjo qe do te behet edhe me vendet e tjera fqinje si Mali i Zi dhe Maqedonia. Po keshtu Berisha theksoi se shqiptaret nuk do te humbin me toka nga territori i tyre sepse ata se shpejti do te jene pjese e nje aleance te madhe dhe te fuqishme sic eshte edhe Bashkimi Europian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›