Shqiperua humb dy vende
Shqiperia humbi dy vende ne renditjen e publikuar nga FIFA per muajin shkurt 2011 duke u pozicionuar keshtu ne vendin e 66-te nga ai 64-t qe ishte ne janar te ketij viti. Deri me tani kombetarja nuk ka zhvilluar asnje ndeshje gjate muajit janar duke mos humbur apo perfituar pike-bonus por per shkak te ndeshjeve te ekipeve te tjera kuqezinjte rane ne renditjen boterore te FIFA-s ne te cilen marrin pjese 208 skuadra kombetare futbolli nga gjashte konfederata. Ne renditjen boterore Shqiperia ndodhet midis Kubes 65 dhe Bostvanes 67. Nderkohe qe ne renditjen e UEFA-s Shqiperia nuk ka levizur dhe ndodhet midis Armenise 34 dhe Polonise 36. Ndeshja e pare nderkombetare e Shqiperise per vitin 2011 eshte ajo kunder Sllovenise me 9 shkurt. Nga ekipet kundershtare te Shqiperise ne Euro 2012 grupi D Franca ka zbritur 1 vend tani e 19-ta duke qene edhe e para ne grupin tone. Bjellorusia eshte e 36-ta -1 vend Bosnje-Hercegovina eshte e 42-ta -3 vende. Rumania e 57-ta - 1 vend dhe Luksemburgu i 131-ti -1 vend. Per sa I perket vendeve te ara Spanja vazhdon kryesimin me 1887 pike. Furite e kuqe ndiqen nga Holanda 1723 pike dhe Gjermania 1485 pike. Nepermjet sajtit zyrtare vete FIFA paralajmeroi se renditja e re do te publikohet me 9 mars te 2011-es.