Sot Partizani njeh gjeneralin e ri
Gjyqtarja Fatime Decolli do ti caktoje sot gjeneralin e ri Partizanit. Gjyqtarja na fjale pritet te jape vendimin perfundimtar ne lidhje me administrimin e shoqerise Partizani sh.a. Prej disa muajsh padia e bere nga Paro Laci per pavlefshmerine e veprimeve te bere nga asambleja e shoqerise pas se ciles ai ka humbur edhe administrimin e skuadres po endet ne dyert e gjykates. Por sot duket se gjithcka do te marre fund. Nese Laci arrin te marre kete vendim gjykate ne favor te tij atehere shoqeria aksionere Partizani sh.a do te kthehet ne gjendjen e saj fillestare. Kjo do te thote se do te shfuqizohet edhe shitja e 10 te aksioneve qe Lulezim Sallaku i ka bere Albert Xhanit. Ky vendim me pas regjistrohet ne Qendren Kombetare te Regjistrimit QKR dhe del nje ekstrakt i ri i shoqerise. Si per ironi te fatit neser skuadra e Partizani ben plot 65 vite nga krijimi i saj me emrin Partizan si klubi perfaqesues i Ministrise se Mbrojtjes.