E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëtarët planifikojnë rrëmbimin e Djokvic

Një grup shqiptarësh nga Kosova, kanë planifikuar rrëmbimin e numrit 3 të rënditjës botërore në tenis, serbin Novak Djokovic. Lajmi është bërë i ditur nga një faqe kroate interneti dhe në pak orë ka bërë xhiron e botës. Fituesi i turneut Masters të Shangait, Djokovic nuk ka mundur ta shijojë plotësisht fitoren pasi lajmi i pazakontë ka tronditur jo vetëm atë por edhe botën e sportit. Sipas të dhënave nga Shangai, një grup shqiptarësh nga Kosova, kanë planifikuar rrëmbimin e numrit 3 të rënditjes botërore. Novak nuk e ka pohuar por as mohuar këtë lajm, duke mos dhënë asnjë deklaratë. Djokovic, përvecse sportist njihet edhe si një serb që mbështet fort çështjen kundër pavarësisë së Kosovës, ku në të shkuarën ka hedhur deklarata të forta. "Nuk e kam kuptuar dhe nuk do ta kuptoj asnjëherë vendimin e shqiptarëve për të shpallur pavarësinë e Kosovës. Kosova është pjesë e pandarë e Serbisë dhe gjithmonë do të jetë kështu. E njoh historinë dhe ajo tokë është pjesë e Serbisë. Babai im lindi aty, xhaxhai im lindi aty, dhe per rreth 30 vjet një pjesë e familjes time ka jetuar aty. Unë jam një profesionist dhe e di se mbi të gjitha duhet të luaj dhe të fitoj por kjo cështje nuk është vetëm politike, është dicka serioze dhe e rëndë", është shprehur Djokovic pas shpalljes së pavarësisë. Novak shoqërohet nga një eskortë e madhe që prej muajit korrik, kur ai mori pjesë në Ëimbledon dhe sipas të dhënave, në zbulimin e komplotit të Shangait kanë ndërhyrë edhe shërbimet e fshehta angleze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›