QSUT-operacion i rrallë,i ndërrojnë fytyrën 22-vjeçares
Luela është 22 vjec. Pas gjithë këtyre viteve në jetën e saj, ajo sot ka një pamje tjetër. Mjekët, e pavionit orto maksilo facial në QSUT, kanë arritur të realizojnë me sukses një operacion të rrallë, duke i dhënë asaj një fytyrë thuajse të re. 22- vjecarja nga vlora, ka pasur një difect të rëndë në nofull, zhvillimi anormal, i së cilës ka bërë që në gjithë rininë e saj, vajza të ketë probleme të mëdha jo vetëm me anën estetike, por edhe me mënyrën e të ushqyerit. Për shkak të deformimit të kockës së nofullës, goja e saj qendronte gjithnjë e hapur; por, sot jo më. Mjekësia ka bërë një mrekulli me të, dhe Luela ndjehet vërtet me fat.Ramazan Isufi, shefi i pavionit orto maksilo facial, në spitalin e ORL, dhe mjeku që ka drejtuar operacionin e 22-vjecares, shpjegon mënyrën sesi është arritur të realizohet ndërhyrja e rralë. Rezultati i operacionit të rrallë në nofull, nuk u paramenduar kaq I sukseshëm as nga prindërit e luelës, të cilët pranojnë se ajo ndëryrje ka ndryshuar jetën e vajzës së tyre.Deri më tani në shqipëri mjekët kanë arritur të realizojnë rreth dhjetë operacione të vështira të profilit orto maksilo-facial. Ndërhyrja konsiderohet shumë e vështirë, dhe eksperienca për mjekët tanë është sjellë nga gjermania. Në botë, sipas doctor isufit, këto ndërhyrje kushtojnë, por në shqipëri në spitalin public, operacioni kryhet falas. Në listën e pritjes, është një një mori pacientësh me keqformime që presin të kenë fatin e luelës.