E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes Nora Ephron

Shkrimtarja, skenaristja, producentja dhe eseistja amerikane Nora Ephron, e cila ka autorësinë e komedive romantike si: "Kur Harry takon Sallyn" dhe "Netët e bardha në Seatle", vdiq në New York, në moshën 71 vjeçare, bënë të ditur burime mediatike amerikane.

Djali i saj, Jacob Bernstein konfirmoi për të përditshmen ‘New York Times’ se ylli kishte vdekur nga një pneumoni pas një leukemie.

Liz Smith, një shoqe e Nora Ephron shkroi në blogun e saj të internetit: "Nuk do të doja të thoja 'U prefsh në paqe', por do të doja të thoja 'Ç'do të bëjmë pa ty".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›