Gëzuar 2009 nga "Shqip"
Një ditë na ndan nga festa e ndërrimit të viteve dhe atmosfera ka filluar të ndihet sidomos nëpër dyqane. Dyqanet dhe markat më të njohura në botë kanë filluar ofertat e uljeve të çmimeve që ditën e Krishtlindjeve. Kjo për arsye se këto festa janë kthyer tashmë në një ritual të shkëmbimit të dhuratave. Zakonisht përgatitja e dhuratave për të gjithë njerëzit e dashur fillon që në fund të nëntorit, apo fillim të muajit dhjetor. Arsyeja është se pikërisht në këtë kohë fillojnë uljet e çmimeve. Një arsye tjetër është për të shmangur radhët e gjata të njerëzve që pushtojnë dyqanet në ditët në prag të festave, si dhe për të pasur mundësinë e zgjedhjes, duke qenë se pas disa kohësh nuk mbeten shumë gjëra për t‘u zgjedhur. Blerjet e dhuratave të festave dhe gjërave që nevojiten duhet të shërbejnë si kohë për t‘u zbavitur e jo si punë e lodhshme dhe e detyrueshme. Për këtë arsye, revistat dhe faqet elektronike në internet ofrojnë mundësi të pafundme idesh për dhurata, duke filluar që nga fëmijët, meshkujt, femrat, të rinjtë, të moshuarit, njerëzit me stil unik etj. Gjithashtu, tashmë ekziston dhe mundësia e blerjes nëpërmjet internetit, pa qenë nevoja për t‘u munduar deri në dyqan. Një aspekt tjetër i rëndësishëm i dhuratave është fakti se ato duhet të jenë unike në disa raste. Kështu, dhuratat e këtij viti për një person të caktuar mund të jenë diçka krejt ndryshe, një abonim në revistën e preferuar, një abonim në palestër, apo qoftë edhe në një kurs vallëzimi. Për ata që kanë dobësi të veçantë për ushqimin, por që nuk u pëlqen dhe aq të gatuajnë, ekziston sërish abonimi në një restorant që bën dhe dërgesa në shtëpi. Biletat për një udhëtim mbeten gjithnjë një ide interesante, pavarësisht se është pak e kushtueshme. Për ata që s‘kanë mundësitë ekonomike për dhurata të kushtueshme, ka plot alternativa. Mjafton një kartolinë e bërë me dorë, apo diçka simbolike për të transmetuar gëzimin e festave, të cilat nuk kanë në qendër vetëm dhuratat.
Dhurata për femra
Para se të bëni një dhuratë për Vitin e Ri për një femër duhet të keni parasysh:
1. Vëzhgoni me kujdes mënyrën si vishet. Vëzhgoni ngjyrat që përdor më shpesh në veshje, si dhe stilin e rrobave. Gjithashtu sigurohuni që të mos i blini diçka që e ka, si dhe kini kujdes me masën.
2. Mbani parasysh interesat dhe gjërat që i pëlqen të bëjë. Nëse ajo është e pasionuar pas luleve, atëherë dhurata duhet të ketë lidhje me to. Disa fara lulesh të rralla do të bënin mjaft punë. Por mos i dhuroni diçka që nuk i pëlqen. Nëse nuk i pëlqen të gatuajë, gabimi më i madh që mund të bëni është t‘i dhuroni një libër gatimi.
3. Vëzhgoni me kujdes shijen e saj në dekorimin e shtëpisë. Në këtë mënyrë ju mund t‘i dhuroni objekte, që shërbejnë për dekorim dhe që u përshtaten më së miri dëshirave të saj. Qirinj aromatikë, vazo me ngjyra apo një pikturë për në mur. E rëndësishme është t‘u kushtoni vëmendje ngjyrave që dominojnë në shtëpi dhe stilin që i përshtatet asaj.
4. Ndër dhuratat që femrave u pëlqejnë më shumë janë ato dhurata të krijuara enkas për to. Këtu mund të përfshihet një kartolinë e punuar në mënyrë artizanale, apo dhe një bluzë me emrin e saj shkruar në të.
5. Bizhuteritë klasifikohen në dhuratat që janë të sigurta. Rrallë ekzistojnë femra që s‘u pëlqejnë bizhuteritë. Këtu përfshihen bizhuteritë më të thjeshta, deri tek ato me gurë të çmuar.
Dhurata për meshkuj
Kur bëni dhurata për meshkujt, është e rëndësishme të jeni të informuar për interesat e tij dhe sportet e preferuara.
1. Nëse ai është i pasionuar pas sporteve, atëherë bëni mirë t‘i blini diçka që ka të bëjë me skuadrën e tij të preferuar, për çdo lloj sporti që të bëhet fjalë. Mund t‘i blini një bluzë futbolli të ngjashme me atë të skuadrës së tij të zemrës, apo një biletë për një ndeshje.
2. Nëse atij i pëlqen peshkimi, atëherë keni plot zgjedhje. Mund të zgjidhni një kapele peshkatari, grep, sinjalizues peshqish, komplet thikash, fener, etj. E njëjta vlen dhe për ata të cilëve u pëlqen gjuetia. Dhuratat për këtë kategori variojnë nga ato me çmimet më të lira e deri te më të shtrenjtat.
3. Nëse personi që ju doni t‘i bëni një dhuratë të këndshme për Vitin e Ri është i dhënë pas motorëve, atëherë sërish keni plot zgjedhje. Këtu përfshihen xhaketat e lëkurës, çizme motoristësh, një skafandër e re e plot aksesorë të tjerë, që mund të shërbejnë për zbukurimin e motorit.
4. Nëse nuk vendosni dot se çfarë dhurate të bëni, atëherë zgjidhni një set të gatshëm, ku të përfshihen disa dhurata të natyrave të ndryshme. Aty mund të jetë një parfum, një furçë dhëmbësh dhe një shishe verë e kuqe.
5. Mbi të gjitha, mbani parasysh se pothuajse të gjithë meshkujt i adhurojnë gjërat që kanë lidhje me teknologjinë. Një "DVD player" portativ do të ishte padyshim një dhuratë e lakmueshme. Gjithashtu dhe një aparat fotografik dixhital kundër ujit.