E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzaminimi i videos Meta- Prifti do bëhet në ambiente private

Në ambientet që nuk do të jenë zyrtare, por një vend i përbashkët privat, tre ekspertët shqiptarë, Artur Rrahmani, Ardian Pollo dhe Ermal Beqiri, do të punojnë deri më 24 tetor për të dhënë përgjigjet e tyre mbi detyrat që Kolegji Penal u dha këtë të premte për video-skandalin MetaPrifti.

Në fakt, ambientet e punës së tre ekspertëve kanë qenë objekt debati në seancën e fundit në Gjykatën e Lartë, derisa u vendos që ato të jenë zyra që do të përcaktohen nga vetë ekspertët, dhe në oraret e punës së tyre do të asistojë edhe një prokuror, prani që është kërkuar me ngulm nga akuza, për shkak të frikës që prokuroria ka për nxjerrje të materialeve dhe sekretit hetimor.

Gjykata e Lartë ka përcaktuar edhe pyetjet për të cilat ekspertët, edhe pse të kontestuar nga prokuroria, do të përgjigjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›