E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptaret, 8% bartin Hepatitin B

Rreth 8 per qind e popullsise shqiptare jane bartes te Hepatitit B. Shifra alarmante ka dale nga nje studim i kryer nga specialistet e Institutit te Shendetit Publik. Jo vetem rruga seksuale, por dhe gjaku jane menyra e marrjes se virusit, i cili ne rast se nuk kapet ne kohe kalon ne hepatit kronik, duke shkaktuar kancer te melcise. Specialistet e Institutit te Shendetit Publik sapo kane perfunduar studimin e kryer tek grate shtatzena ne kater qytete te vendit, ne Tirane, Shkoder, Durres dhe Vlore, nga i cili kane dale perfundime te frikshme.

Hepatiti

Sipas studimit te kryer nga infeksionistet e ISHP-se, qyteti i Vlores ka rezultuar me problematiku sa i perket numrit se te infektuarve. Me rendom ky fenomen eshte shfaqur te grate shtatzena. Keshtu, rreth 11 per qind e grave te kesaj kategorie kane rezultuar bartese te Hepatitit B. Ndersa ne Tirane, kjo shifer ka qene me e ulet, ne masen 5 per qind. Sic duket, sipas specialisteve, ne kryeqytet numri i te prekurve eshte me i ulet edhe per shkak te rritjes se ndergjegjesimit per ndjekjen e vazhdueshme te shtatzenise tek mjeket gjinekologe. Nga studimet e kryera deri me sot, ka rezultuar se popullata me e re ne moshe ka numrin me te madh te bartesve me Hepatit B. Specialistet e Institutit te Shendetit Publik e shpjegojne nje gje te tille me rritjen e faktoreve te riskut ne kete moshe. Behet fjale per fillimin heret te jetes seksuale, konsumimin e drogave te ndryshme, si dhe berja e tatuazheve. Pikerisht keto jane rruget permes te cilave transmetohet virusi i Hepatitit B.

"Turpi"

Ndersa semundjet seksualisht te transmetueshme (te njohura me shkurtimin SST) jane rikthyer vrullshem pas vitit 1990, per nje kohe te gjate ne Institutin e Shendetit Publik, nuk ka figuruar asnje informacion per to. Epidemiologet kane pohuar se semundje si hepatitet, sifilizi, gonorreja e te tjera, nuk kane ekzistuar per nje kohe te gjate ne sistemin e survejances alert ne Institutin e Shendetit Publik. Kjo, jo per shkak te ndonje gabimi, apo pakujdesie te specialisteve te shendetit publik, por per nje kohe te gjate, raportimi per keto semundje ishte zero. "Sigurisht qe ka raste te semuresh me sifiliz, apo edhe me semundje te tjera seksualisht te transmetueshme, por nuk raportohej asnjera nga to. Kjo, per shkak se pjesen derrmuese te rasteve pacientet i luten mjekeve t´u shenojne nje diagnoze tjeter", thone mjeket epidemiologe. Sipas tyre, kjo vjen per shkak se ata i quajne semundje te turpshme. Ndoshta per vete karakterin e kategorive te prekura, qe jane kryesisht homoseksualet, biseksualet, etj. Aktualisht mendohet qe ne Shqiperi ka me shume se 100 te prekur nga kjo semundje, ndersa nuk ngelet mbrapa as kategoria e pacienteve te prekur me gonorre, nje tjeter semundje shume e rende seksuale.

Simptomat Hepatit B, si ta kuptoni

Simptomat e hepatitit B perfshijne dhembjet e barkut, ethet, lodhjen ose molisjen, humbjen e oreksit, ndjenjen per te vjelle, zverdhjen dhe urinen e erret. Simptomat akute mund te zgjasin disa muaj, ndersa gjate gjithe kesaj kohe, humben aftesite per pune ose kryerje te detyrave te perditshme. Hepatiti B nuk ka sherim, gjithashtu regjimi i shtratit dhe dietat mund t'i lehtesojne disa prej simptomave. Efektet afatgjata mund te zgjasin prej gjashte muaj deri ne nje vit, gjate kesaj periudhe nuk duhet te konsumohen pijet alkoolike. Rreth 10 per qind te rasteve te hepatitit B mund te shnderrohen ne semundje kronike. Personi me hepatitin B mund te jete bartes duke infektuar te tjeret edhe kur nuk ka simptoma. Hepatiti B kronik mundet gjithashtu te shkaktoje demtimin e perhershem te melcise, kancerin e melcise dhe vdekjen. Hepatiti B bartet permes lengjeve trupore sic jane gjaku,sperma, peshtyma dhe sekretet vaginale. Virusi i Hepatitit B eshte 100 here me i koncentruar ne gjak sesa virusi HIV, qe e ben ate shume me te lehte te perhapet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›