E Diel, 1 Nëntor 2026

Hepatiti B, vaksina per femijet 0-18 vjec

Drejtoresha e programit kombetar te vaksinimit, Silva Bino eshte shprehur se vaksina e re pentavalente e hepatitit B, qe do te hyje ne kalendarin e vaksinave per vitin 2009, do te perfshije grupmoshen nga 0 deri ne 18 vjec. Futja ne kalendar e kesaj vaksine pritet qe te parandaloje mjaft raste te prekurish. Me se shumti, te ekspozuar ndaj nje virusi te tille jane femijet qe kryejne transfuzion gjaku. Deri tani ka rezultuar se rreth 40 per qind e femijeve me talasemi, jane bartes te hepatit B dhe C, si pasoje e transfuzionit. Bazuar nga te dhenat e mbledhura ne Qendren Spitalore Universitare te Tiranes "Nene Tereza" nga Drejtoria e Higjienes, rezulton se prania e ketyre hepatiteve eshte shkaktuar si pasoje e periudhes se fshehte te evidentimit te viruseve ne gjakun e dhuruesve. "Periudha e shfaqjes se hepatiteve B ose C, kerkon nje kohe dy mujore dhe eshte e veshtire per t'u evidentuar permes analizes se gjakut. Gjaku i dhuruar duke u perdorur periodikisht 3 here ne jave nga femijet talasemike, ka bere qe nje pjese e mire e tyre te jene bartes te hepatitit B dhe C", sqarojne mjeket specialiste.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›