E Shtunë, 31 Tetor 2026

8 nga 90 banka evropiane nuk kalojnë testin e stresit

5 nga 8 bankat e pasuksesshme janë spanjolle, 2 greke dhe një austriake. Testimit të stresit iu nënshtruan 90 banka nga 21 shtete të cilat përbëjnë 65% të aktivitetit në Bashkimin Evropian. Në provë u aplikuan dy skenarë: skenari i parë është bazuar në parashikimet makro-ekonomike teksa skenari i dytë është bazuar në një shok ekonomik që mund të përjetohet në periudhën 2011-2012.

Sipas skenarit të kësaj krize, zona euro do të tkurrë Prodhimin e Brendshëm Bruto me 0.5 për qind këtë vit, teksa vlera e tregjeve të Bashkimit Evropian do të tkurret me 15%. Po ashtu, tregu i pasurive të patundshme do të lulëzojë përsëri.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-07-16 11:37
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›