Bie euro. Kete jave u ble me 138.8

Euro ka humbur vlerën ndaj lekut gjatë gjithë javës. E premtja u mbyll me kursin zyrtar prej 139 lekë e 2 qindarka nga 140 lekë e 8 qindarka që ishte në fillim të kësaj jave. Rënia brenda pesë ditëve të punës është prej mbi një lek, duke ju dhënë kështu shpresa kredimarrësve ne euro dhe tregtarëve për një euro më të lirë.
Rënia e monedhës së përbashkët nisi që në fillim të muajit korrik dhe ekspertët thonë se problemet financiare me borxhet e disa shteteve të Bashkimit Europian si dhe hyrja në Shqipëri e një sasie më të madhe valute kanë sjellë këtë tendencë.
Në një korrik, Banka e Shqipërisë e vlerësoi një euro me 141 lekë e 45 qindarka, ndërsda në tregun e lirë euro vlerësohej me një lek më pak. Aktualisht, në tregun e lirë euro blihet me 138 lekë e 80 qindarka dhe shitet rreth 2 lekë më shtrenjtë. Tendenca e zhvlerësimit pritet të jetë e tillë dhe gjatë dy javëve të tjera të muajit korrik.