Certifikatat e reja Ristani Verifikim ne gjendjen civile

Kandidatet per KZAZ zyrat e gjendjes civile pengesa per certifikatat. KZAZ-te kreu i KQZ-se PS e PBDNJ kane demtuar procesin
Zyrat e gjendjes civile nxjerrin pengesa per pajisjen me certifikata te kandidateve qe duan te jene komisonere apo sekretare ne Komisionet Zonale te Administrimit te Zgjedhjeve. Kreu i KQZ-se Arben Ristani sqaroi dje se cdo kandidat per keto poste duhet te dorezoje se bashku me dokumentet e tjera dhe nje certifikate per te verifikuar qe ai kandidon atje ku eshte banor. por pikerisht me dhenien e kesaj certifikate nga zyrat e gjendjes civile jane hasur probleme. Ai kerkoi qe te informohet Drejtoria e Pergjithshme e Gjendjes Civile per kete situate edhe pse perfaqesuesi demokrat Njazi Kosovrasti pohoi se eshte i tejkaluar ky shqetesim. Kreu i KQZ-se ka komentuar dje edhe mosdorezimin e kandidateve nga PS dhe PBDNJ per komisionere ne 66 KZAZ. Sipas tij kjo eshte shkelje e rende e Kodit Elektoral. Ne nje interviste per TV Klan Ristani ka thene se pavaresisht ketij demtimi qe synohet tu behet zgjedhjeve vendore KQZ-ja mbetet e vendosur per mbajtjen e tyre me 8 maj ashtu sikunder eshte percaktuar qartazi tashme edhe pas dekretimit te tyre nga kreu i shtetit.
Mbledhja e KQZ-se
Kandidati qofte per njesine e pushtetit vendor qofte per keshillat bashkiake duhet te plotesoje kushtin qe te jete banor ne vendin ku kandidon. Dokumenti qe na e provon neve kete gje eshte certifikata e lindjes. Kam sinjale qe kam pengesa nga zyrat civile per te pajisur me certifikata - deklaroi dje Ristani lidhur me dokumentacionin qe duhen te kete kandidatet per komisionere apo sekretare ne KZAZ. Por perfaqesuesi demokrat e konsideroi si te tejkaluar kete problem. Te gjithe njerezit qe kam sjelle per KZAZ kur shkonin ne gjendje civile thoshin certifikate lindjeje me fotografi. Eumlshte e vertete se sot zyrat e gjendjes civile nuk e leshojne ate certifikate por leshojne nje certifikate qe eshte e certifikuar por jo me fotografi. Njerezit e ngaterrojne - tha ai. Po pavaresisht kesaj Ristani sqaroi se KQZ nuk kerkon te krijoje probleme por ti evitoje ato. Nuk duam te krijojme probleme atje ku nuk ka por se bejme nje verifikim nuk eshte keq - tha ai. Nderkohe kreu i KQZ-se ngriti serish dje shqetesimin per mungesen e propozimeve nga PS e PBDNJ. Demi eshte bere sepse moszbatimi i ligjit cenon standardet dhe procesin e trajnimit te komisionereve por jo qe kjo te ndikoje ne mosmbajtjen e tyre. PS dhe PBDNJ kane shkelur te drejten kushtetuese te zgjedhesve per te votuar si dhe kodin zgjedhor. Pasi u ezauruan te gjitha afatet dhe rruget e komunikimit ne e pame te arsyeshme te bejme zevendesimin por me mire do ishte qe KZAZ-te te plotesoheshin nga ata qe kane detyrimin kushtetues per ta bere nje gje te tille - tha ai. Lidhur me pretendimet me te fundit te selise roze sipas te cilave Partia Socialiste sqaron se afati i fundit per te depozituar emrat per anetare te KZAZ-ve eshte 60 dite perpara mbajtjes se zgjedhjeve Ristani komenton se neni te cilit i referohet anetari i PS-se ka te beje me regjistrimin e partive politike ne KQZ dhe me konkretisht nenit 64 pika 1 e tij. Se di se ke kod ka lexuar ky socialist ate te 2008-es qe miratuan me konsensus dy partite e medha apo ndonje tjeter. Afati i fundit qe percakton kodi eshte 90 dite perpara dates se zgjedhjeve ndersa ai 60-diteshi qe thote ai eshte per regjistrimin e partive politike - tha ai. Ndersa KQZ zyrtarizoi marreveshjen me KKRT-ne per zgjedhjet e 8 majit.