Shqiptarët: Raporti i Martit një roman i pabazuar në fakte
25/01/2011 Debate të ashpra në Asamblenë Parlamentare të KE mes delegacionit shqiptar dhe Dik Martit
Marti: Stregoj emrat e dëshmitarëve, EULEX-i smund ti mbrojë
Delegacioni shqiptar ka mbërritur dje në Strasburg, ku po zhvillon punimet Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, ku tema e ditës ka qenë raporti i publikuar pak kohë më parë nga raportuesi i KE-së Dik Marti. Ky i fundit akuzon kryeministrin e Kosovës dhe UÇK-në për krime lufte dhe trafik organesh. Kreu i PDU-së, Shpëtim Idrizi që në seancën e parë të zhvilluar dje ka shkëmbyer akuza të forta ndaj raportuesit Marti, duke e cilësuar raportin e tij si një “roman të pabazuar në fakte”. Gjithashtu, mësohet se Idrizi i ka kërkuar Dik Martit dje dhe emrat e dëshmitarëve që ai ka përdorur në këtë raport tepër abuziv dhe antishqiptar. Në mbrojtje të përfaqësuesve të shqiptarëve ka dalë dhe kryetari i grupit të punës për Ballkanin, eurodeputeti socialdemokrat Johannes Svoboda, i cili theksoi për agjencinë e lajmeve “Dojçe Vele” se “fakti që Dik Marti është tërhequr për sa u përket fajësimeve konkrete për kryeministrin Thaçi është një tregues se ai nuk ka punuar me aq kujdes sa çështë dashur të punojë”. Nëpërmjet një amendamenti me 20 pika Shqipëria do ti rekomandojë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të ftojë EULEX-in që në bashkëpunim me Tiranën, Prishtinën dhe Beogradin të fillojë urgjentisht hetimet serioze për akuzat e eurodeputetit zviceran.
Mbrojtja e Martit
Nga ana tjetër, në replikën e tij me anëtarët e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare raportuesi i Këshillit të Evropës Dik Marti ka deklaruar se nuk do të japë kurrfarë informatash të ndjeshme, siç janë identiteti i dëshmitarëve dhe deklaratat e tyre, derisa nuk do të ketë "garanci absolute" se informatat e tij do të mbeten sekrete.
Marti, i cili është autor i raportit për trafikim me organe njerëzore në Kosovë, ka theksuar paaftësinë e UNMIK-ut dhe EULEX-it për ti zhvilluar instrumentet për zbatimin e hetimeve të ndjeshme, siç janë mbrojtja e dëshmitarëve apo pengimi i rrjedhjes së informatave.
Johannes Svoboda
Eurodeputeti socialdemokrat dhe kryetari i grupit të punës për Ballkanin lidhur me akuzat e Dik Martit në raportin e tij për UÇK-në shprehet: “Në qoftë se ka materiale, u duhen dhënë autoriteteve, si EULEX-it, ashtu dhe autoriteteve në Kosovë; në qoftë se jo, atëherë duhet konstatuar se është fjala për thashetheme. Raporti nuk ka qenë i kënaqshëm, së paku në formën, që është paraqitur.”
Raporti i dytë
Një tjetër raport negativ ndaj Kosovës është ai i raportuesit tjetër të Komisionit për çështjet ligjore dhe të drejtat e njeriut Zhan Sharl Gardeto lidhur me mbrojtjen e dëshmitarëve në vendet e Ballkanit, ku kritikohet veçanërisht Kosova. Në raport thuhet se dëshmitarët në Kosovë shpesh zhduken, ose rrezikojnë jetën nëse dëshmojnë në një proces.