“Dhuna smund të dalë mbi ligjin”
25/01/2011 Kryeministri Berisha paralajmëron kryesocialistin Rama për përsëritjen e 21 janarit
Sulm edhe ndaj kryeprokurores Rama. “Liroi banditin që i vuri zjarrin institucioneve”
Kryeministri Sali Berisha përsëriti dje paralajmërimin për kreun e opozitës Edi Rama në rast të tentimit të përsëritjes së 21 janarit, përgjigjja për të cilën kryeministri tha se do ta japë të rëndë dhe vetëm atij personalisht. Gjithashtu ai vijoi edhe me akuzat dhe pakënaqësitë e tij ndaj punës së prokurores së përgjithshme Ina Rana, por këtë herë për urdhrin për ndjekjen në gjendje të lirë të Gjin Ndreut, qytetari që dyshohet se mbante gjatë kohës së protestës një revolver në brez. Numri një i qeverisë i bëri deklamimet e radhës në mbledhjen e Komitetit të Planifikimit të Strategjive për planin e buxhetin afatmesëm.
Paralajmërimi
Më i ashpër ka qenë në deklarimet e tij të djeshme kreu i qeverisë shqiptare Berisha ndaj dy eksponentëve më të lakuar prej tij gjatë këtyre ditëve: kreut të opozitës dhe kreut të organit të akuzës. Ai i kujtoi numrit një të selisë rozë se, pas përpjekjes për të përmbysur me dhunë një qeveri legjitime, se në rast se vazhdon kështu, do ti ketë kohërat më të vështira që mund të imagjinojë. Kryeministri tha se në përpjekjet për grusht shteti mund të vriten të gjithë ata që synojnë të përmbysin me dhunë një qeveri të ligjshme. “E kam theksuar dje dhe e theksoj sërish se në një grusht shteti mund të mos vritet asnjë njeri, por në një grusht shteti mund të vriten 3, 5, 30, mund të vriten të gjithë ata që synojnë të përmbysin me dhunë një qeveri të ligjshme. Ky është rregull. Rregulli është që një qeveri e ligjshme nuk mund të përmbyset kurrë me dhunë. Unë dua ta garantoj atë se ai dhe çdo puçist tjetër do të marrë përgjigjen e merituar të puçistit. Nuk kam shkuar më tutje, sepse kam menduar, dhe besoj se hetimi do të nxjerrë në dritë gjithçka dhe se puçisti do të nxjerrë mësimin e duhur që kurrë më puç nuk mund të imagjinojë”, - theksoi kreu i ekzekutivit në fjalën e tij.
Kryeprokurorja
Në fjalën e tij shefi i qeverisë ka atakuar edhe kryeprokuroren Ina Rama. “Zonja që liron njeriun që u vërsul me pistoletë drejt gardistëve, të cilët e mbrojnë, duhet të ketë të qartë se ka hyrë në ujëra shumë të gabuara dhe se nuk është ky zbatimi i ligjit. Nuk është kjo mënyra e zbatimit të ligjit për të cilën kanë votuar qytetarët shqiptarë. Të kërkosh arrestimin e komandantit të Gardës së Republikës dhe atyre që mbrojtën institucionet dhe të lirosh banditin që u vuri zjarrin institucioneve, dëshmon se nxjerr veten shumë keq para shqiptarëve dhe botës”, - tha Berisha.
Hetimi
Kryeministri Berisha theksoi në fjalën e tij edhe një herë se një hetim i ndershëm dhe i paanshëm i zhvillimeve para Kryeministrisë më 21 janar është i domosdoshëm. Për këtë ai informoi se u kishte kërkuar vendeve mike të ndihmojnë me ekspertë të tyre në hetimin e plotë të të gjitha rrethanave të asaj ngjarjeje, ku humbën jetën tre persona.
Zëdhënësja e komisionerit Fyle reagoi nga Brukseli për ngjarjet në Shqipëri
BE: Politika të evitojë përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës
Unioni shpreh besimin në bashkëpunimin e qeverisë për të hetuar situatën
Bashkimi Evropian përmes zëdhënëses Natasha Butler bën thirrje për hetim gjithëpërfshirës të ngjarjeve të 21 janarit dhe kërkon që politikanët të tregohen të matur, të qetë e të evitojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. “Bashkimi Evropian bën thirrje për rikthimin e qetësisë dhe normalitetit, për një demonstrim përgjegjshmërie dhe respektimi të shtetit ligjor. Ne mbështesim një hetim të ngjarjeve të së premtes, por kjo duhet bërë – e theksoj – në mënyrë gjithëpërfshirëse. BE-ja vlerëson se rruga për të dalë nga kriza aktuale është tu jepet fund debateve politike dritëshkurtra dhe në vend të kësaj fokusi të jetë axhenda evropiane, në mënyrë që Shqipëria të përmbushë perspektivën e saj evropiane dhe të punojë në interes të qytetarëve të saj”, - deklaroi dje nga Brukseli zëdhënësja Butler. Ajo deklaroi se Bashkimi Evropian edhe përmes delegacionit të tij në Shqipëri po ndjek nga afër situatën, duke u koordinuar gjithashtu edhe me institucione e vende të tjera. “Rivendosja e qetësisë është thelbësore dhe është po kaq thelbësore të shmanget një përsëritje e dhunës që ndodhi të premten e që shkaktoi viktima në njerëz e të plagosur. Bashkimi Evropian mbështet hetimin, por vetëm po të jetë gjithëpërfshirës”, - vijoi ajo, duke shprehur besimin se qeveria do të bashkëpunojë për hetimin e ngjarjes. E pyetur mbi gjashtë fletëarrestet e lëshuara nga Prokuroria, të cilësuara nga qeveria si të pabaza, zëdhënësja e komisionerit Stefan Fyle tha se nuk mund të komentonte ende për këtë çështje përderisa hetimi nga Prokuroria sapo ka nisur. Zonjës Butler iu drejtuan shumë pyetje të tjera rreth kësaj çështjeje, veçanërisht rreth deklaratave të politikanëve shqiptarë, por ajo në përgjigjen e saj deklaroi se i takon liderëve politikë shqiptarë që të zgjidhin vetë problemet e tyre aktuale. “Dialogu politik duhet të jetë i qetë e gjithëpërfshirës, të marrë fund kriza aktuale si dhe të respektohet sundimi i ligjit”, - përfundoi ajo.
Reagon shoqëria civile, që demonstron forcë
PD e PS të lënë mënjanë mitingjet
Shoqëria civile i bën thirrje klasës politike të gjejë sa më parë rrugën e zgjidhjes, pasi Shqipëria ka nevojë për stabilitet, shtet ligjor dhe institucione demokratike. Të mbledhur në një tryezë, përfaqësues nga 90 organizata të ndryshme kërkuan nga të dyja partitë politike në vend ndërprerjen e demonstrimit të forcës përmes mitingjeve, duke e konsideruar atë si një shembull të vjetruar. Në deklaratën përbashkët ata theksojnë se duhet hetuar pa ndikime politike ngjarja e 21 janarit dhe të vendosen në plan të parë interesat kombëtare dhe interesat e qytetarëve shqiptarë para atyre të partive politike. Gjithashtu ata kërkojnë të ndërpritet gjuha e urrejtjes, e cila po u serviret qytetarëve nëpërmjet konferencave për shtyp.
21 janari, deklarata e PDU-së
“Nevojitet respekt dhe mbështetje e institucioneve shtetërore”
Partia Drejtësi dhe Unitet u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të bashkohen dhe të dënojnë ashpër incidentet e rënda që ndodhën në ngjarjet e 21 janarit. PDU-ja përmes një deklarate për mediet u bën thirrje për unitet kombëtar dhe për shmangien e acarimit të skajshëm mes dy forcave politike si dhe shmangien nga klima konfliktuale. “Në këtë situatë të vështirë politike nevojitet respekt dhe mbështetja e institucioneve shtetërore, ndërkohë duhet ti hapet rruga drejtësisë që të hetojë ngjarjet në mënyrë të pavarur. Çdo akt dhunënxitës, çdo deklaratë që acaron edhe më tej klimën e nderë në vend dëmton shtetin shqiptar, çdo qytetar që dëshiron që Shqipëria të ecë në rrugën e integrimit evropian. Ekziston vetëm një Shqipëri dhe kjo është Shqipëria e shqiptarëve, të cilën nuk mund ta monopolizojë asnjë individ, forcë politike apo grupim individësh”, - thuhet në deklaratë. PDU duke mbështetur deklaratat për dialog e mosnxitje të tensioneve nga të gjitha përfaqësitë diplomatike në vend, kërkoi gjithashtu zbardhjen e ngjarjeve sa më parë me qëllim ruajtjen e demokracisë dhe stabilitetit në vend.
KE apelon për uljen e tensioneve
Çavushoglu: Berisha do të japë sqarime për 21 janarin
Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës Mevlud Çavushoglu i bëri apel dje politikës shqiptare për uljen e tensioneve dhe gjetjen e një zgjidhjeje politike. Në një deklaratë bërë në Këshillin e Evropës Çavushoglu ka theksuar se “ndihemi keq për dhunën politike, që degjeneroi në tri vrasje”. Ai deklaroi se Këshilli i Europës duhet të merret seriozisht me këtë çështje dhe faktori ndërkombëtar duhet të thotë fjalë e tij. Çavushoglu ka përmendur dhe faktin se ditën e enjte kryeministri Sali Berisha do të jetë i pranishëm në një seancë të Këshillit të Evropës, ku do të japë sqarime dhe për situatën politike në vend, veçanërisht për situatën e krijuar më 21 janar.