E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët e Mitrovicës luajnë rolin e policisë, heqin barrikadat

Mitrovicë

Pasi autoritetet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare dështuan në heqjen e barrikadave të serbëve në Mitrovicë, kanë qenë vetë qytetarët që i kanë dal zot kësaj pune.

Banorët kanë ndërhyrë me ekskavator duke bërë të mundur kështu lirimin e rrugës që kishte bllokuar lidhjen e tre fshatrave.

Forcat e KFOR-it kanë vëzhguar nga afër por nuk kanë ndërhyrë.

Rruga në këtë zonë u bllokua të enjten pas deklaratës të zv.kryeministrit Hajredin Kuçi, i cili la të hapur mundësinë e një aksioni të ngjashëm me atë të 25 korrikut të vitit të kaluar.

Për një aksion të tillë nga mediat në Kosovë mësohet se i është lënë një afat dy javë ministrit të Brendshëm Bajram Rexhepi. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›