Vrasja makabre në Shkup, MPJ: Të shmangen keqinterpretimet

Ministria e Punëve të Jashtme ka shprehur keqardhjen e thellë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Smilkovc të Shkupit, ku në rrethana ende të paqarta janë vrarë pesë persona. Në një njoftim për shtyp MPJ u shpreh ngushëllimet e saj familjarëve të viktimave dhe inkurajon autoritetet shtetërore që të hetojnë plotësisht këtë ngjarje.
MPJ vlerëson se në këtë situatë është e nevojshme ruajtja e qetësisë, dhe shmangia e çdo lloj keqinterpretimi që pengon zbardhjen e kësaj ngjarjeje tragjike.
Trupat e pesë personave u gjetën të vrarë rreth orës 22:00 të mbrëmjes së 12 prillit në afërsi të liqenit të Hekuranës së Shkupit. Të vrarët janë të moshës së mitur, dhe që të gjithë janë të nacionalitetit maqedonas.
Trupat e pajetë janë gjetur në afërsi të dy makinave, ndërsa janë zbuluar nga peshkatarë. Nuk është e qartë nëse vdekjet janë të lidhura me incidentet ndëretnike mes sllavo-maqedonasve dhe shqiptarëve të regjistruara muajin e kaluar.