Tiranë, grabitet një argjendari, dy të arrestuar

Foto ilustruese
Tiranë Në mesditën e sotme, shumë pranë sheshit Avni Rustemi në kryeqytet dy persona kanë arritur të grabisin një argjendari.
Por, dy grabitësit janë vënë në pranga sapo kanë dalë nga argjendaria. Nga informacionet e para mësohet se ata ishin të armatosur dhe të maskuar.
Njëri prej tyre, gjatë grabitjes ka qëlluar me tytën e pistoletës shitësin dhe më pas ka rrëmbyer sende me vlerë.
Kanë qenë forca e policisë së Komisariatit nr.1 të kryeqytetit ata që kanë ndërhyrë menjëherë sapo grabitësit kanë tentuar të largohen.
Ndërkohë, është shpallur në kërkim një person i tretë, që dyshohet se është i përfshirë në këtë grabitje. /F.S/