Australian Open, pasNadal eliminohetedhe Federer
Pas Rafel Nadal është Roxher Federer ai që i ka dhënë lamtumirën turneut Australian Open.
Tenisti zvicerian është mundur 3-0 me sete nga serbi Novak Xhokoviç, pas një ndeshjeje të mbushur me emocione dhe dramë. Për Xhokoviç ka qenë një nga ndeshjet më të mira në karrierë, ndërsa vetëm vitin e shkuar, ai e mundi kampionin nga Bazeli në gjysmëfinale të US Open.
Federer ka gabuar sidomos në dy setet e parë, ku shpesh e kishte lojën në dorë, por nuk arriti të fitonte. Në këtë mënyrë, finalja e Australian Open nuk do të ketë asnjërin mes dy tenistëve më të mirë të botës, Nadal e Federer.
Ndërkohë, për femra kinezja Li Na ka arritur për herë të parë në finalen e një Grand Slemi, pasi fitores 2-1 ndaj numrit 1 të botës Karolin Vozniaki. Kjo është hera e parë që një teniste nga Kina arrin në finalen e një Grand Slemi. Edhe pse humbi në setin e parë, ajo arriti të bënte përmbysjen e madhe, duke eliminuar
pretendenten kryesore për fitimin e turneut.
Në fund, deklarata e saj se nuk kishte fjetur mirë për shkak të gërhitjes së bashkëshortit, i bëri të gjithë të qeshin në stadium. Li do të përballet në finalen e së shtunës me belgen Kim Klajsters, e cila mposhti lehtësisht 2-0 numrin 2 të botës Vera Zvonareva. Klajsters iu deshën vetëm 73 minuta për të nxjerrë jashte tenisten ruse.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)