Shqiptarët e sotëm muslimanë po vendosin emra të krishterë
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Si t i gjesh një emër të bukur fëmijës? Shqiptarët e sotëm dëshirojnë të vendosin emra sa më të bukur fonetikisht e lehtësisht të përdorshëm, pa shkurtime që tingëllojnë keq ose që lënë shkas për nofka. Gjithashtu, një pjesë e madhe çiftesh kanë hequr dorë nga tradita e transmetimit të emrave të të parëve tek fëmijët e tyre. Edhe në rastet kur kjo ndodh, emrat i nënshtrohen një “retushimi” që të mos tingëllojnë të vjetëruar.
Por a janë vërtet të rinj emrat që shqiptarët vendosin sot?
Emrat e humbur të socializmit
Emrat e rinj të krijuar në sistemin socialist, të cilët kishin kuptime reale, që emërtonin cilësi apo sende, thuajse janë zhdukur. Sot është e vështirë të gjesh fëmijë me emra të tillë “inspirues” si Përparim, Shkëlqim, Ndriçim, Besnik, Fatos, Lavdie, Lulzim, Proletar, Lavdërim, Shpëtim, Pajtim, etj. apo emra të tjerë me të thjeshtë për nga kuptimi si Burbuqe, Mimoza, Manjola, Bajame, Luljeta, Manushaqe etj. Këta emra që u përkasin përgjithësisht personave me moshë mesatare rreth 45-55 vjeçare po largohen bashkë me epokën që i solli. Ndonëse tek personat që i mbajnë, nuk shkaktojnë “alergji” për veshin e publikut, madje duken përgjithësisht normal, vendosja e tyre tek brezat e rinj duket e padurueshme.
Emrat e vjetër ilirë dhe emra vendesh
Shqiptarët e rinj nuk janë as shumë dhe as krejt të interesuar apo çinteresuar për të vendosur emra të vjetër të shqipes. Diku shfaqet dëshira për t i rikthyer ata në kohë. Mjafton të kërkosh në forumet e internetit dhe gjen dhjetëra emra të tillë që serviren për ilirë (edhe pse nga ilirishtja thuhet se na kanë mbërritur rreth 20-30 fjalë gjithsej (jo vetëm emra njerëzish). Emra fisesh ilire apo trojesh, që më së shumti preferohen nga emigrantë të larguar nga Shqipëria ose shqiptarë të Kosovës janë pjesë e kërkesës së një grupi të vogël njerëzish. Nëse publiku do të qëndronte tek emrat nga ilirishtja, këta emra do të humbisnin funksionin emërtues. Le të imagjinojmë se sa Teuta, Bardhyla dhe Taulantë do të kishim në një rreth njerëzish (shoqëror, farefisnor apo çfarëdo).
Emrat e krijuar dhe pa ndonjë kuptim
Kategoria tjetër janë prindërit që dëshirojnë një emër të veçantë, të padëgjuar për fëmijën e tyre dhe që duke e parë atë si krijesë të dashurisë “e pagëzojnë” me emra që nuk kanë ndonjë kuptim real, por janë thjesht një kombinim shkronjash të emrave të tyre. Kjo prirje e nisur që para 90-s, vazhdon të forcohet.
Këta emra shpesh ngjasojnë shumë mes tyre. Ndryshimi i një shkronje të vetme, çon në një emër tjetër.
Ngashmëria e tyre buron prej faktit se ata janë kombinim i emrave “Made In Albania” (që janë të kufizuar në numër e rrjedhimisht edhe në rrokje, e po ashtu, të kufizuara janë edhe rregullat e kombinimit të tyre) si Albana dhe Miri, Altini dhe Mirela (ku del Almir). Arben dhe Ermira (Armir) etj.
Mosdija e kuptimit të emrave i bën të besojnë se vendosin emra “modernë”, por që janë të vjetër
Tendenca: Emrat fetarë, as turq e as grekë, por anglezë e italianë
Shumë vetë nuk e dinë se emrat në gjuhë të huaj janë përgjithësisht të kuptimshëm dhe vijnë nga një traditë religjioze, ndërsa emrat paganë janë gati një “asident”
Ndërkohë, emrat fetarë janë “riformatuar”. Përgjithësisht, në popullsinë e besimit musliman vërehet një largim më i madh nga emrat tradicionalë të fesë së tyre. Dhe nuk janë vetëm çiftet e reja, por edhe gjyshërit që shpesh mendojnë se në kohën e sotme, fëmija nuk ka pse të mbajë emra të tillë “të rëndë”si Hasan, Myzafer, Xhavit, Rifat etj. Por çfarë emrash po i vendos kjo pjesë e popullsisë, fëmijëve? Emra të socializmit jo se jo. Pjesërisht emra të rinj të krijuar nga bashkime emrash, pak emra ilirë të vjetër dhe më së shumti emra të huaj (por që janë edhe këta emra të krishterë, veçse jo sipas gramatikës shqipe).
Personazhet televizive mbajnë rëndom emra që vijnë nga librat e shenjtë (emra shenjtësh). Por pjesa më e madhe e popullsisë shqiptare nuk ua di kuptimin dhe i konsideron gabimisht “të rinj”. Piter ose Peter në vend të Pjetër ose Petro, Xhorxh në vend të Gjergj, Joan ose Xhon, në vend të Gjon, Tomas në vend të Thoma. Në mënyrë të pavetëdijshme shqiptarët sot, duke imituar Perëndimin, për të qenë më afër shpirtërisht me të, po përdorin emra të fesë kristiane (më së shumti katolikë por edhe ortodoksë), jo të shqipëruar, as grekë, por fonetikisht anglezë, italianë, më pak gjermanë e francezë, por edhe brazilianë e argjentinas, këta të fundit, nën frymën e telenovelave. Dhe shumë të paktë janë ata shqiptarët që sot zgjedhin emra rusë.
Bibla, kalendar emrash për fëmijët në çdo kohë
Ndërkohë, në popullsinë e besimit të krishterë në Shqipëri, çështja e zgjedhjes së emrave është më pak dilematike. Kjo për shkak se emrat katolikë dhe ortodoksë vetëndihen si më bashkëkohorë, megjithëse ata janë të vjetër sikurse edhe emrat e besimit mysliman, në mos edhe më tepër. Bibla dhe kalendari fetar me emra shenjtësh e martirësh të kishës shërben si një rregjistër ku kërkohen emrat për fëmijët. Duke e shfletuar atë, gjen emra të cilët besimtarët e fesë muslimane ose edhe ateistët nuk e dinë se janë kaq të vjetër, për shkak se në Evropë dhe Amerikë ato mbahen edhe sot; të tillë si Endri, Aleks, Dion, Mateo, Flavio, Diodor,Vinsent, Fjodor, Grigor, Gojart, etj.
Ka edhe nga ata shqiptarë që i janë futur kërkimit nëpër libra të vjetër për të gjetur emra “tabani” dhe për të shpjeguar kuptimin e tyre. Vendosja e emrave hebraikë është një tjetër prirje e re, edhe pse nuk është e masivizuar. Emrat Noel (Noe), Sara(h), Beniamin, Elias, Elias, David, Joakim, Rebeka, Eden etj. edhe pse shumë të vjetër për Njerëzimin, për një pjesë të shqiptarëve tingëllojnë të modës… .
Shqiptarët lënë emrat me kuptim në shqipe dhe marrin (kanë marrë dhe vazhdojnë të marrin) emrat italianë ose të popujve të tjerë që emërtojnë të njëjta cilësi ose sende: Si Suela në vend të Yllka, Leon në vend të Luan,Feliks (gjermanisht) në vend të Skifter, Anxhel për Engjëll, Xhek ose Xhoni (për djalë ose detar) etj
Emra filozofësh për t i shpëtuar partishmërisë
Personazhe filmash, aktorësh këngëtarësh të huaj, futbollistësh të famshëm anekënd botës po mbushin rregjistrat e gjendjeve civile në vend. Por tepër rrallë rregjistrohet emri i një personazhi të historisë dhe kulturës shqiptare. Ndërkaq, është zhdukur njëfarë prirjeje sporadike e shfaqur rreth viteve 80 për t i thirrur fëmijët me emra shkencëtarësh, filozofësh apo klasikësh të mëdhenj, (Si Euklid, Aristotel, Lymier, Moxart etj) si për t i shpëtuar partizimit të tyre, ndërkohë që emrat fetarë edhe pse nuk ishin të ndaluar, po të transmetoheshin tek brezat e rinj, nuk shiheshin me sy të mirë (quheshin si zakone prapanike).
Emrat dhe mbiemrat fetarë tek shqiptarët
Opinione nga forumet e internetit
Dodoni
Të huajt po të duan le të vënë emra shqiptarësh, por jo ne të huaj
Unë nuk pëlqej fare emrat dhe mbiemrat fetarë të shqiptarëve sidomos ata muslimanë dhe ortodoksë, sepse katolikët në përgjithësi i kanë më shqiptarë se këto dy komunitetet tjera. A nuk do të ishte më mirë që edhe emrat e mbiemrat si Muhamed, Vasillaq, Muharrem, Mihallaq etj. si këto, pra emra dhe mbiemra joshqiptarë që ende mbajmë, të ndërroheshin dhe shqiptarizoheshin?
Emri dhe mbiemri tregojnë identitetin kombëtar të një personi, prandaj edhe duhet të jenë shqiptarë mendoj unë. Pastaj emrat dhe mbiemrat shqiptarë tingëllojnë miliona herë më bukur se ata arabë, grekë por edhe të të gjithë kombeve tjera. Pse të mos jenë shqiptarë? Pse një shqiptar të mbaj emra të huaj, le të mbajnë të huajt emra shqiptarë po deshën. Emrat e tyre ne duhet t i harrojmë. Ne duhet të kemi emra të vërtetë si Dodon, Fyll, Mal, Dardhë, Bardhë, etj. Duhet që secili prej nesh të dijë se çfarë kuptimi kanë emrat tanë.
Ryder
Edhe emrat katolikë që ngjajnë si shqip, janë emra hebre
Emrat Abdurrahman e Vasillaq, Hanife e Eftiqi janë të një gjenerate përpara komunizmit. Gjatë komunizmit s para janë vënë emra fetarë, ndërsa sot ka dalë moda e re e vënies së emrave nga Hollywoodi (fshatarët sidomos vdesin për këta)...Brajan Laleshi p.sh. ose Majkëll Gjeka ose Xhek Barbullushi. Këta që e vënë Jack s e dinë që Jack këtej është aq i dalë boje, sa Muharrem andej nga ne edhe ka kuptimin gomar.
Emrat e përmendur nga Dodoni s janë emra fetarë, por janë emra të kombeve të tjera pa lidhje me shqipen, të ardhur me fenë. Gjergj ju duket emër shqiptar p.sh.?! Ose Gjon, Pal, Tereza, Marie (Edhe këta emrat e malësorëve katolikë që mund të ngjajnë shqip, janë çifutë.
Tom pullings
Nga emrat fetarë, të mbajmë vetëm ata të personaliteteve historike
Emri mund të jetë i kujtdo feje, mjaft të ketë qenë pjesë e traditës shqiptare. Gjergj,Gjon etj. kanë traditë të hershme të krishtere, ashtu si ne si popull, kështu nuk gjej kontradikta. Më vrasin veshin emrat myslimanë, por ky është problemi im. Megjithëse më duket se janë kundër çdo bukurie tingëllore emra si Muharreme, Nexhmije, Muhamed e Shefqet, Nazmi. etj të paktën për kategoritë e bukurisë që kemi në Shqipëri e në gjithë Perëndimin. Duhet ama të pranoj se, p.sh., Islam, Qemal, Naim etj. janë pjesë e traditës dhe e historisë sonë, kështu që nuk mund të mos pranohen. E njëjta gjë vlen pak a shumë për emrat ortodoksë....Mos na pretendoni të kthehemi tek emrat ilirë, se do na duket vetja si personazhet e Lord of the Rings. Gersi,biri i Gentit; Ildi, biri i Iglit, Oltioni, mbreti i xhuxhave, Teuta e Elfeve etj. Të bukur janë disa, po nuk mund të jenë eskluzivë. Në mbyllje, çdo emër është i mirë, mjaft të ketë qenë vënë me arsye të forta dhe me ndjeshmëri estetike. Kush nuk ka ndjeshmëri estetike të zhvilluar, të ndjekë traditën shqiptare.
Manulaki
Emrat e huaj nuk shkulen, pa u shkulur fjalët e huaja
Kjo temë është interesante dhe është me vend të thuash që të përdoren më tepër emra shqiptarë. Kjo gjë do të tregonte zhvillimin e gjuhës dhe zhvillimin tonë si komb. Por ja që nuk ndodh, pasi në Shqipëri shumica e popullsisë janë njerëz që vlerësojnë më tepër të huajën, sesa të brendshmen. Fillon që nga politikanët dhe njerëzit e "studiuar" të Shqipërisë, që në vend të fjalëve shqip do të përdorin fjalë të huaja "të shqipëruara". "perceptimi-kuptimi”, “dedikoj-përkushtoj" e shumë fjalë si këto. Këtyre njerëzve që flasin në televizion e shkruajnë në gazeta, u duket sikur dinë shqip, ndërkohë fjalët që flasin nuk janë shqip. E jo më të presësh që këta të përdorin emra shqip.
Elvina
Emrat e sotëm 100 herë më të mirë, se ata të komunizmit
Më kujtohet tani koha e komunizmit, kur nuk të linin t i vije emrin fëmijës tënd ashtu siç doje vetë. Një kushëriri im donte t ia vinte emrin djalit Vasil siç e kishte i jati i vet. Ata të gjendjes civile ku bëheshin regjistrimet e fëmijëve i thanë që ky emër nuk lejohet, se është emër fetar, por mund t i vesh këto emra Flamur, Kongres, Fatmir, Arben etj. “Më mirë e lë djalin pa emër,- u tha ai,- se sa ta quaj Flamur ose Kongres”. Bënë ç bënë, ata e rregjistruan Vasil. Emrat e sotëm janë 100 herë më mirë se ata të komunizmit. Të paktën e quan fëmijën tënd ashtu si do vetë, jo siç thotë qeveria. Gjysma e shqiptarëve quhen Beni, Miri, Turi, Moza ,Vera. Sot të paktën ke llojshmëri emrash; fetarë, shqiptarë, të huaj etj.
Qafir Arnaut
Mbiemrat tanë janë të vonë dhe me funksione fetare
Nuk e kemi pasur traditë të kemi mbiemra deri pas rënies së Perandorisë Osmane. Kam një shok turk që kur u pyet për mbiemrin, tha që familja e tij e vendosi vetëm pas 1920-s. E njëjta gjë është edhe për shqiptarët që dalloheshin ose nga emri i të atit ose i fshatit (Boletini, Frashëri etj.). Mbiemrat tanë pra janë kryekëput funksion emrash fetarë. Por kjo s do të thotë, që duhen hedhur poshtë, pasi gjithë bota kështu i ka këto punë. Atyre që vdesin të hiqen si perëndimorë ,u bëj thirrje të jenë më tolerantë ndaj diversitetit shqiptar.
Tomy
Cilin identitet të tregojmë me emrin; atë fetar apo atë kombëtar?
Me sa duket, ne shqiptarëve dikush në periudha të caktuara duhet patjetër të na imponojë, qoftë edhe emrat. Nuk jemi të vetëdijshëm që ata emra përfundimisht të kenë shqipen si bazë, kjo për të treguar identitetin tonë se kujt kombi i takojmë. Emrat fetarë nuk mund t i eliminojmë aq lehtë. Arsyeja është se këta emra i mbajnë të afërmit tanë më të moshuar dhe detyrimisht në periudha të caktuara do të përsëriten. Sa për dijeni ne të gjithë duhet të insistojmë në të ardhmen, që emrat e fëmijëve tanë të kenë domethënie shqip.
Gati 90% e emrave muslimanë kanë domethënien e tyre në shqip. Shtrohet pyetja: Cilin identitet duhet të tregojmë para të tjerëve; Atë fetar apo kombëtar? Sepse jo të gjithë shqiptarët e njohin arabishten, turqishten, greqishten, persishten etj që të dinë se si përkthehen emrat e tyre. Dhe të mbash një emër që ka një kuptim të cilin nuk ia njeh, kjo është e pafalshme.
Debatues
Emrat fetarë kanë kuptim dhe shprehin nderim në çdo fe
Emërimi i fëmijës në fenë islame është një filozofi në vetvete dhe një pjesë e çmueshme e fesë islame, një burim i pafund i fantazisë njerëzore, burim, cili përkundrazi, fantazinë tonë frymëzoi e gjallëroi. Muharrem ështe emërimi i një muaji islam dhe Muharrem quhet një fëmijë që lind në këtë muaj. Në thesarin e emrave shqiptarë muslimanë ndodhen edhe emra të tillë me prejardhje perse dhe turke dhe emrat muslimanë tek ne nuk janë emra arabë. Sa për njohuri, asnjë emër i profetëve që përmenden në KUR AN nuk është arab, përveç emrit të pejgamberit Muhamed. Emrat fetarë një prind ia vendos fëmijës së vet në shenjë respekti, për të nderuar këto personalitete të mëdha. Dhe i krishteri e bën për të njëjtin shkak, edhe izraeliti po ashtu dhe vetëm një i pafe mund ta vendos një emër të tillë pa sens.
Disa nga emrat që përkojnë në Kuran dhe Bibël
Adem (Adam)
Ejup (Job)
Iljaz (Elisa)
Daut (David)
Harun (Aron)
Ibrahim (Abraham)
Isa (Jezus)
Isak (Isaak)
Ismail (Ismael)
Jahi (Johannes)
Jakup (Jakob)
Jonuz (Jojna)
Jusuf (Josef)
Lut (Lot)
Musa (Moses-Mojsi)
Nuh (Noha-Noe)
Sulejman (Salomo)
Zeqeria ose Zeqir (Zacharias)
Ky lajm është publikuar: 24/12/2008